• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi: Berisha ditën mbështeste SHBA, natën bashkëpunonte me serbët, i ka ndihmuar edhe për masakrat në Kosovë

14 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për analistin Frrok Çupi, “Ballkani i Hapur” nuk do të sjellë ndonjë të keqe shtesë, as për Kosovën as për vendet e tjera. Sipas tij, bashkëpunime mes vendeve të Ballkanit ka pasur me kohë, veçse më parë e deri më tani bëheshin të fshehta. Për një gjë të tillë ai akuzon edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Çupi ka deklaruar dje, se që në vitet ’94 Berisha bashkëpunonte me presidentin serb për punët e tij të pista në mënyrë të fshehur, ndërsa nga ana tjetër bënte sikur mbështeste Amerikën. Sipas Frrokut, Berisha ka qenë bashkëpunëtori i parë në masakrat që ka bërë ushtria serbe ndaj Kosovës.

“Gjatë gjithë jetës, natë e ditë, shqiptarët kanë bashkëpunuar ‘gjatë natës’ me serbët; por në mëngjes kanë dalë të larë. Me Serbinë janë bërë punë të fshehta, të fshehta edhe para gjithë botës. A ju kujtohet viti 1994? Atëherë Amerika dhe OKB morën vendim që të “fiket” makina e hekurt e Millosheviçit, që po copëtonte shqiptarët e Kosovës e madje edhe vetë serbët. Por, shqiptarët e nivelit më të lartë u takuan natën; presidenti Berisha dhe presidenti Bullatovic nuk besonin se do të zbuloheshin. Këta hapën natën rubinetet e naftës, thyen embargon ndërkombëtare, nisën trafikun e armëve edhe për ushtrinë serbe, bënë pisllëqet e mëdha kundër jetës së njeriut dhe paqes botërore”, tha ai.

Prandaj, Çupi deklaroi se Ballkani i Hapur nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të nxjerrë sheshit bashkëpunimet e pista që bëhen nga zyrtarët e lartë shtetërore nga të gjitha vendet fqinje. Sipas tij, kjo është arsyeja pse shumë prej tyre e kundërshtojnë, sepse ndihen të frikësuar.

“Të gjitha janë bërë, por fshehurazi, në errësirë. Ballkani i hapur do të thotë që këta monstra të mos e kenë fuqinë e lakuriqit të natës. Por edhe një mrekulli tjetër sjell mëngjesi i Ballkanit të Hapur. Të fshehtat që u kryen natën në Urën mbi jetë njerëzish, tani të dalin hapur. Sa frikë kanë, o zot. Njësoj si tua kesh zbuluar klubin e errët ku kanë pirë gjithë natën. Nëse Ballkani do të bëhej i hapur, atëherë ku do të qëndronte fuqia e këtyre liderëve?! Këta nuk do të kishin më asnjë pikë force që t’i suleshin Serbisë, asnjë pikë force që t’i suleshin Shqipërisë, asnjë kapacitet që të mashtronin gjithë ditën e të bënin plane natën”, deklaroi ai.

Paraardhëse

Socialistët kërkojnë largimin e Berishës nga Parlamenti, apel KQZ-së të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për deputetin “non grata”

Pasardhëse

Plas keq sherri, Bieta Sulo i kundërpërgjigjet ashpër moderatores së njohur pasi ajo e sulmoi publikisht

Pasardhëse

Plas keq sherri, Bieta Sulo i kundërpërgjigjet ashpër moderatores së njohur pasi ajo e sulmoi publikisht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.