• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi bën parashikimin e bujshëm, tregon kush do fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe zbërthen lëvizjet e Bashës

12 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
436
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka bërë një koment lidhur me zhvillimet politike në vend, në prag të zgjedhjeve. Çupi tha ndër të tjera se ‘Luli e di se as në këto zgjedhje nuk ka ‘sy për çapje’ për të fituar gjë’, duke nënkuptuar se Edi Rama ka më shumë mundësi për një mandat të tretë.

A mbahen këta ‘jetimë’ pa pushtet?

Nga: Frrok Çupi

“A mbahen këta pa pushtet? Them me vete cila kategori na kushton më shumë: Të burgosurit apo politikanët? … E di, nga statistikat, se një i burgosur na kushton rreth 500 euro në muaj, ndërsa paga mesatare e një njeriu të lirë e ta pa fajësuar- vetëm 30 mijë lek…

Po politikanët, këta rrondokopë të mbetur buzë përroit?

Po lexoj lajme e po shikoj fytyra prej këtyre dhe më vjen një mendim mëshire. Në radhë të parë më vjen keq për Lulin, mbi të gjithë për Lulin me barrën më të madhe. Pastaj edhe për Edin. Monika e ka punën ndryshe se kur t’i dojë qejfi ia le partinë Ilirit si pilaf, dhe merr rrugët.

Po çfarë mund të bëjë Luli me këta burra që, si klloçka, i ka mbledhur dhe i ngroh? Janë burra me nga 100 e më shumë kile, por lëpihen rreth një burri tjetër. Edhe në këtë rast Lul Basha del më i preferuari nga meshkujt se nga femrat, sipas një sondazhi të publikuar sot. Kryetarët e partive aleate, të gjithë burra, nuk i ndahen Lulit aq sa kënga e Naim Frashërit thotë për qengjin që ‘blegërin dy a tre herë/ edhe turret e merr dhènë…’.

Ky është halli i madh i Lulit, e prandaj e them atë fjalën ‘mëshirë’. Mëshirë, edhe mirënjohje ndaj Lulit, në fakt. Mirënjohja ka lidhje me barrën që ky lider i partisë ‘klloçkë’, në njëfarë mënyre, ia heq shoqërisë. Kryetari i PD ka marrë nën flatra nja gjashtë burra që ‘nuk i duhen as dreqit’, të gjithë kryetar partish por parti që nuk kanë asnjë anëtar partie, të gjithë qesharakë sa herë lakmojnë gazetarët e paditur që t’i shfaqin nëpër ekrane. Këta janë aleatët e Lulit, por në njëfarë mënyre edhe siamezët e të burgosurve.

Tani që i mori Luli në ‘furrik’, dhe iu ka dhënë vende të sigurt për anëtar parlamenti- tani këta vërtet na kushtojnë secili aq sa kushton çdo i burgosur. Por puna do të ishte më e rrezikshme nëse nuk do të futeshin nën flatrat e ‘nënës’. Nëse këta do të liheshin rrugëve, ju lutem a më thoni?, kush do t’i duronte lart e poshtë. E para, do të rrënonin estetikën e qytetit, duke rëndur nga një kafe në tjetrën për të kapur ndonjë mik të kryeministrit Rama në mandatin e ardhshëm. E dyta, do të na çudisnin duke sharë Bashën dhe PD-në. E treta, sa herë VV ose ca nevrikë të tjerë do të merrnin gurët kundër pemëve a godinave të qytetit, këta do të dilnin me krahë të shqyer.

Të paktën Luli bëri një mirësi: I futi në parti, i ‘vagjëloi’- thonë në Mirditë për fëmijët që qajnë, dhe ata tani po flenë rehat. Partia Demokratike dhe demokratët- natyrisht- e pësojnë keq, sepse nja dhjetë a dymbëdhjetë vende në Kuvend ua hanë aleatët ‘jetimë’, por kjo është mirësia e kryetarit.

Ka edhe një arsye tjetër pse Luli ndjehet shumë i qetë në mirësinë që bëri, pavarësisht se godet për vdekje PD-në. Luli e di se as në këto zgjedhje nuk ka ‘sy për çapje’ për të fituar gjë; dhe kjo është mençuri kur e di se jorgani yt do të jetë aq i vogël për t’i mbuluar gjithë demokratët. Kështu fitojnë ‘fëmijët e rrugës’ në çdo grupim mirësie, dhe mblidhen nën jorgan diku.

Ka pasur edhe plot arsye Edi, gjithashtu, që i la rrugës fajkonjtë socialistë, ata që nuk ecnin dot me tufën. Por ai bëri një gjë më të garantuar: I la atje, iu tha ‘më mirë djepin thatë’ se sa ju, dhe mori përpara. Disa prej tyre, ashtu çalë-çalë, nuk lanë gjë pa sharë, bënë edhe gazeta e portale, bënë edhe biznese…., por ‘atje larg!’, iu tha Edi. Ky e mori koston mbi vete, ndërsa Luli ia ngarkoi PD-së. Por hajde ndaje mirësinë nga politika…

Ndërsa më të pa lagur dolën Saliu dhe Monika:

Saliu e dha dorëheqjen, ashtu si ‘për gjasme’, pikërisht që të mos përballet me këso punësh e këso ‘jetimësh’. Sa për të mbledhur nën flatra gjashtë a shtatë kryetarë partish fantazmë, që kushtojnë secili sa një i burgosur; atëherë më mirë do të zgjidhte të mbante ca të burgosur të vërtetë. Se të paktën burgaxhinjtë ia dinë hallin liderit, të paktën kërcënojnë ca njerëz, ose e djegin qytetin, ose e vrasin dikë… Po rondokopët, pa vlerë?

Monika e ka zgjidhur ndryshe: Partinë e Ilirit e mban derisa t’i mbetet në dorë. Po iu hallakat si brumi, edhe më keq se kaq, Monika ia le në derë Ilirit; madje mund t’i thotë edhe se ‘mandatin tim po e çoj te kryeministri Rama, se ku bën ti!’.

Ja, vetëm kështu mund të durohen…”- shkruan Cupi.

Paraardhëse

Milaim Zeka lëshon deklaratën ‘bombë’ ndaj ish-ambasadorit amerikan: Bosi i të gjithë korrupsionit

Pasardhëse

Largimet e bujshme të SPAK ditën e djeshme, Artur Metani paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët

Pasardhëse

Largimet e bujshme të SPAK ditën e djeshme, Artur Metani paralajmëron prokurorët dhe gjyqtarët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.