• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Frrok Çupi bën paralajmërimin e frikshëm: Amerika duhet të bashkëqeveriset nga Biden e Trump

7 January, 2021
në Aktualitet, Botë, Kryesore, Politikë
0
198
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kongresi amerikan konfirmoi mëngjesin e së enjtes fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, në një proces ceremonial që u ndërpre për disa orë të mërkurën pas dhunës së pashembullt në Kapitol.

Katër veta humbën jetën ndërsa mbështetësit e presidentit Donald Trump iu përgjigjën thirrjes së tij për të kundërshtuar humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Lidhur me këto zhvillime, analisti Frrok Çupi thotë se SHBA-të rrezikojnë të humbasin rolin që kanë pasur, ndërkohë që vetë Biden ka probleme të mëdha.

“Të majtën e Biden e ka mbështetur “Black Lives Matters”, që konsiderohet organizatë e majtë ekstreme thuajse terroriste.”

Ngre një pikëpyetje nëse Amerika do të jetë e gatshme të pranojë vetëm pushtetin e së majtës, sepse 75 milion amerikanë kanë votuar Donald Trump.

Qeveria e re nuk mund të qeverisë pa Trumpin. “Amerika ndodhet vërtetë në një moment shumë të vështirë, nuk mund të qeveriset pa Trump.

Filozofë të Shteteve të Bashkuara kanë formuluar idenë se Amerikës i duhet “Trump-izëm” pa Trump, thjesht i bezdiste portreti i tij, vetë personi”.

Këtë deklaratë e argumenton me faktin se doktrina e së djathtës të drejtuar nga Trump,  ishte e mirë. “Ishte doktrinë e punësimit, e forcimit të Amerikës, e mbrojtjes së individit dhe familjes”.

“Miti i demokracisë, ëndrra amerikane është zgjuar me ardhjen e Trump. Pas këtyre ngjarjeve nuk e dimë se çfarë do të jetë, do të jetë demokraci liberale, e cila tani nuk reziston dot më apo do të kemi një rend tjetër. Se çfarë do të jetë rendi tjetër nuk e dimë. Çështja është se ky rend u godit dhe nuk mund të rezistojë më”, tha ai për Top Talk.

Sipas Frrokut, ardhja e Trump ishte nevojë e domosdoshme për Amerikën: “Trump nuk ishte një rastësi. Trump ishte domosdoshmëri njerëzore, qytetare dhe politike”.

Trump ishte një aventurë por “aventura e ndryshimit i duhet botës patjetër”.

“Do të shikojmë në të ardhmen, goditja që mori konservatorizmi kësaj radhe ishte shumë e fortë, por do të shikojmë që bota do të kërkojë sovranitet, bota do të kërkojë familje, punë, do të kërkojë qeverisje të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë”.– duke nënkuptuar se Amerika ka nevojë për politikën e Trump.

Paraardhëse

Ish-anëtari i LSI-së nxjerr prapaskenat e forta: Ju tregoj arsyet që po shkaktojnë rrjedhje masive në partinë e Kryemadhit

Pasardhëse

Vizita e kryeministrit në Turqi, Fatmir Mediu zbulon se ku ‘gaboi’ Rama

Pasardhëse

Vizita e kryeministrit në Turqi, Fatmir Mediu zbulon se ku ‘gaboi’ Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.