• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Frikacak! Merrni pushtetin, para se “Legjenda” t’ju zërë mat

9 June, 2016
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Sapo hapa sytë, u detyrova t’i mbyllja prapë. Në një njoftim të prokurorisë publikohej se Prokuroria e Përgjithshme, ka pezulluar nga detyra me një vendim gjykate Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe ka arrestuar një tjetër drejtor të rëndësishëm të Forcave Operacionale, sepse paskan futur një paisje “përgjimi”, pa doganë dhe nuk dimë se çfarë kanë bërë me të.

Natyrisht prokuroria nuk e di se çfarë kanë bërë me të, sepse nuk ka pse ta dijë. Por prokuroria e “Legjendës” është aty, vigjilon, heton, mbron dhe shkatërron çdo gjë që “Legjenda” do. E kapur prej vitesh, me drejtues që kanë vila dhe hotele, që kushtojnë qindra mijëra euro, falë tregëtisë që kanë bërë me drejtësinë dhe kanë dhënë prova prej vitesh me poshtërsitë e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, ata mbrojnë dhe i shërbejnë padronit.

A nuk ishte prokuroria e “Legjendës”, ajo që lejonte të ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, i akuzuar për një krim mostruoz dhe i dënuar me arrest me burg? Askush nuk guxojë t’a “pezullonte” nga detyra, bile ai as që pyeste për vendim gjykate. Ai as që i përfillte, sepse prapa kishte “Legjendën”, të cilit i kishte shërbyer.

“Legjenda i mbron të vetët. Sepse kishte edhe shtetin edhe pushtetin. Ai është tamam “Legjendë”. Gjykatat, prokuroria, policia ishin dhe janë të tijat. A e dini pse? Sepse ai j’ua di poshtërsitë dhe ata shurrojnë e lagin brekët.

A ishin dhe a janë këta prokurorë, që shkarkojnë dhe burgosin të fajshëm dhe të pafajshëm, e që nuk kanë guxuar njëherë ta thërrasin “Legjendën” në prokurori, megjithëse është kallëzuar me dhjetëra herë?!

A ishte kjo prokurori e çoroditur që nuk guxojë as ta hetojë “Legjendën” për thirrjen nga foltoren e parlamentit: Popull armatosu?! A ishte kjo prokurori që e “mbrojti aq fortë dhe ligjshëm”, sa që edhe avokati më i mirë në vend do i kishte zili?

Argumentet qesharake si: “Po kryente funksionin… i referohej ligjit amerikan… foli nga parlamenti”, nuk i besojnë as analfabetët. Po mirë mor “trima shurranjos”, a mund të na thoni se nga duhet të fliste, nga rruga apo nga haleja?! Natyrisht për ju, duhet të fliste nga haleja, sepse nga andej fillon “revolucioni” juaj, nga andej ku keni ardhur.

Unë nuk jam dakort që “Legjenda” të dënohet, ama të hetohet si gjithë qytetarët shqipëtar dhe të gjobitet, për një vepër të vërtet penale, është më se normale. Por kush ta bëjë, ju “pshurrsa” brekësh që zverdheni e lageni sa herë keni kontakt me të?!

A e mbani mend se çfarë i bënë shefes tuaj, “Lavires së bulevardit”?! Ju ishit aty, por nuk u dëgjuat dhe as nuk patë gjë. Futët bishtin ndër shalë dhe hurin në bythë dhe u zhdukët nga sytë këmbët.

A nuk ishit ju që dhatë urdhër arresti për një bandë vrasësish, (sipas jush) të ngujar në kryeministri dhe “Legjenda” as që j’ua vari fare, “falë tregtisë që kanë bërë me drejtësinë, ju vetë u zbythët më shumë. Përgjegjësi kryesor i kësaj vepre penale, nga më të rëndat në historinë e shtetit shqiptarë Drejtorit të Përgjithshëm të policisë në atë kohë, as që i hyri gjëmbë në këmbë edhe kur këto të “mbaruarit” erdhën në pushtet.

Them të “mbaruarit,” sepse nuk kanë ardhur në pushtet. Këto ruajnë në dollap çelsat e “kullës së barit”. Këto janë më frikacakë se ju, sepse janë të moderuar europian ose shkurt “bq” në pushtet. Këto janë frikacakë dhe të pazotë, sepse nuk mund të marrin pushtetin dhe tremben mos ju marrin edhe shtetin.

Po për çfarë e duan shtetin?! Ju s’përgjigjeni, por mua mu kujtua. Këto duan karriget, perdet, zyrat dhe pak shalë sekretaresh bukuroshe. Këto nuk kanë ku i gjejnë në se s’kanë shtetin edhe pa pushtet. Po pse, për kaq pak gjë nuk po lënë gjë pa na bërë? Ne jemi të urtë “qengja të perëndisë”, pa shumë pretendime. Vetëm pak drejtësi dhe asgjë më tepër.

Ju tregëtarë të drejtësisë sot na treguat se nuk ka, nuk ka dhe sot u bindëm se nuk do ketë, ndaj gjeni menyrë të ndaloni revanshin! Unë e di se ju nuk i’u vjen aspak keq për ne, po të paktën t’ju vijë keq për veten. Të ju vijë keq për veten, sepse kjo drejtësi do t’ju “pezullojë” të gjithëve. Do të “pezullojë” gjithë ju o gjysëm ministra dhe në fund edhe ty o Kryeministër. Të j’u vijë keq për vehten tuaj, sepse “Legjenda”  i luan gurët e shahut dhe shumë shpejt do ju thotë: Mat!

Atëherë do ngelemi mat të gjithë dhe nuk do dimë se nga të shkojmë!

Paraardhëse

Bleona: Seks me De Biasin? Ja si u ndjeva

Pasardhëse

8 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohet një arsenal armësh

Pasardhëse

8 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohet një arsenal armësh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.