• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Frika nga Rusia, Shqipëria i hap dyert ushtrisë amerikane

18 April, 2018
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dëshiron të shohë një prani ushtarake të SH.B.A.-së, të vendosur në vendin ballkanik, për të kundërshtuar ndikimin nga vende të tilla si Rusia, tha të martën ministrja e Mbrojtjes shqiptare, Otla Xhaçka.

Xhaçka, e cila u takua me Sekretarin e Mbrojtjes Jim Mattis në Pentagon, tha se vendi Shqipëria, si anëtar i NATO-s donte të mos ndikohej nga përpjekjet ruse “destabilizuese” në rajon që përfshijnë propagandë, investime dhe “veprime hibride”.

“Duhet të dërgohet një mesazh shumë i fortë se Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi dhe se ne të gjithë i ndajmë dhe na duhet të mbrojmë parimet e vlerat e njëjta duke pritur të forcojmë partneritetin tonë strategjik“, – tha ajo.

“Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga perëndimi. Ndajmë dhe mbrojmë parime e vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik. Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Do vijojmë të luajmë një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë. SHBA mund të mbështeten tek ne. Besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA-së ose e NATO-s në Shqipëri është një demonstrim se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët tanë. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare. Dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Ju mund të mbështeteni tek ne që të jemi një aleat shumë i besueshëm … Shqipëria mund të jetë vërtet një fortesë e Shteteve të Bashkuara në rajon. Ne besojmë se koha mund të jetë e pjekur për një gjurmë të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri“, – shtoi ajo.

Xhaçka, e cila gjithashtu përmendi Kinën, Iranin dhe Turqinë si vende, ndikimi i të cilave Shqipëria donte ta kundërshtonte, tha se vendi ynë ka bërë bazat e saj tokësore, ajrore dhe detare në dispozicion të Shteteve të Bashkuara.

Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen. Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.

Gjithashtu të martën, Bashkimi Evropian mbështeti hapjen e bisedimeve zyrtare me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndërsa blloku duket të zgjerohet në Ballkan dhe të rritet për herë të parë në vite.

“Kjo është diçka që populli shqiptar ka synuar për shumë vite dhe besoj se kjo perspektivë është vendimtare për të lëvizur vendin në drejtimin e duhur“, – tha Xhaçka.

Paraardhëse

Historia e studentes: Ç’do të thotë të jesh ‘prostitutë luksi’

Pasardhëse

Trump konfirmon takimin sekret me Kim Jong Un

Pasardhëse

Trump konfirmon takimin sekret me Kim Jong Un

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.