• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Francë, shtyhet vendimi për ekstradimin e Haradinajt

2 March, 2017
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata e Apelit në Kolmar të Francës e shtyu sërish vendimin për Ramush Haradinajn. 2 marsi ishte data kur duhej të vendosej mbi ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, të akuzuar nga Beogradi për krime lufte. Por, fati i liderit të AAK-së tani do të mësohet në 6 prill.

Në seancën e fillimit të shkurtit, gjykata franceze nuk doli me një përfundim mbi këtë rast, duke e lënë Haradinajn në masën e lirimit me kusht. Përpara kësaj, autoritetet serbe kishin depozituar materiale shtesë, çka u mendua si arsyeja e zvarritjeve në Kolmar. Avokati i tij, Arianit Koçi, kishte shumë shpresa se e enjtja do të sillte më në fund lirimin e ish-kreut të UÇK-së. Edhe vetë Haradinaj duket i lodhur nga kjo situatë. Ai i tha radios “Europa e lirë” se ndalimi nuk kishte ndodhur fare, pasi fletë-arrestet serbe nuk kanë më asnjë vlerë. Të tilla mandate nuk po respektohen tashmë nga shumë shtete, si Gjermania, Britania e Madhe e vende të tjera, kujton Haradinaj, i cili ndalimin në Francë e cilëson një mbajtje peng, pasojë e veprimeve politike të lidershipit të Serbisë.

“Nikoliç, Vuçiç e Daçiç kanë qenë pjesë e strukturave të Millosheviçit, që u kanë shkaktuar tragjedi popujve të Ballkanit, prej Bosnjes, Kroacisë dhe Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk ka dalë përpara ndonjë gjykate, qoftë ajo  vendore apo ndërkombëtare. Ndërsa unë kam kaluar para një gjykate ndërkombëtare e cila e ka filtruar, pra e ka dhënë pafajësinë time, për luftën gjatë vitet 1998-1999”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, ekspertë të çështjeve penale nuk përjashtojnë mundësinë që procesi të zgjatet për shkak se organet kompetente të drejtësisë në Francë, nisur nga gjykatat, duhet të shqyrtojnë qëndrueshmërinë, vlefshmërinë dhe vërtetësinë e provave të paraqitura nga Serbia për këtë rast.

Paraardhëse

UFO-t në Shqipëri, të vëzhguara nga Sigurimi i Shtetit që në vitet 60

Pasardhëse

Kjo është zeshkania shqiptare që po “çmend” Instagramin (Foto)

Pasardhëse

Kjo është zeshkania shqiptare që po “çmend” Instagramin (Foto)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.