• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Francë, Cazeneuve kryeministër. Valls do të garojë për president

6 December, 2016
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve është emëruar në postin e kryeministrit, duke zëvendësuar kështu Manuel Vallsin, i cili dha dorëheqjen në mënyrë që të mund të kandidojë për presidencën vitin e ardhshëm.

Valls ia paraqiti dorëheqjen e tij presidentit François Hollande këtë të martë, ndërsa Cazeneuve do të jetë në krye të qeverisë socialiste në Francë deri në zgjedhjet parlamentare të qershorit të ardhshëm. Ai ka luajtur një rol kyç në menaxhimin e sigurisë së Francës, që prej sulmeve terroriste në Paris gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Valls, nga ana tjetër, pritet të përballet me kandidatë të tjerë të mundshëm brenda Partisë Socialiste, në “primaret” e muajit të ardhshëm, tashmë që Franca ka kopjuar sistemin amerikan të zgjedhjeve.

Javën e kaluar, në një lëvizje që habiti shumëkënd, presidenti Hollande njoftoi se nuk do të garonte për një mandat të dytë në krye të Elizesë. Ai është i pari president, që prej krijimit të Republikës së pestë të Francës në vitin 1958, i cili nuk tenton rizgjedhjen. Megjithatë, ai ka pasur një “hemorragji” në mbështetje, kryesisht për shkak të papunësisë së lartë dhe ankthit nga terrori islamik.

Nëse përzgjidhet si kandidati zyrtar i socialistëve, Valls pritet të përballet me François Fillon dhe Marine Le Pen në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të muajit prill.

Sondazhet aktuale tregojnë se Le Pen, udhëheqëse e Frontit Nacional të ekstremit të djathtë, do të mund të shkonte në raundin e dytë, por do të humbiste në maj kundrejt kandidatit konservator Fillon.

Valls, gjithsesi, nuk e ka të garantuar fitoren në “primaret” e socialistëve, pasi këtu priten të përfshihen të paktën 7 kandidatë, mes të cilëve ish-ministri i Ekonomisë, Arnaud Montebourg. Edhe nëse fiton “primaret”, ai do të sfidohej nga dy rivalë të tjerë: radikali socialist Jean-Luc Melenchon, si dhe kandidati i qendrës Emmanuel Macron, ish-ministër i Ekonomisë.

Paraardhëse

NATO i thotë jo Serbisë për radarin e kontrollit ajror në Kosovë

Pasardhëse

Mediat spanjolle: Ronaldo, fitues i “Topit të Artë”

Pasardhëse

Mediat spanjolle: Ronaldo, fitues i “Topit të Artë”

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.