• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Fotot e papublikuara / Kur Tritan Shehut i fusnin preshin në Lushnje

10 March, 2017
në Dosje
0
254
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Si i mbuloi media ngajrjet e vitit 1997? 6 gazetarë nga më të njohurit në vend kanë dhënë opinionet e tyre për atë që ata kanë mbuluar gjatë asaj peiorudhe. Pas 20 vjetësh Rudina Xhunga e gazetës “Koha Jonë”, Gent Shkullaku fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”, Ilir Kadia gazetar i BBC, Apollon Baçe gazetar i “Deutche Welle”, Arben Rrozhani, gazetar i gazetës “Albania” dhe Fejzo Subashi gazetar i gazetës “Intervistë” dhanë opinionet e tyre të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku për atë që ka ndodhur në vititn 1997.

Rudina Xhunga, ish-gazetare e gazetës “Koha Jonë

Ngjarjet e vitit 1997 ishin marrëzi politike, marrëzi shoqërore dhe marrëzi kolektive. Kur raportoja ngjarjet e vitit 1997 i shikoja si dëshmitare. Nuk gjykoja shumë. Unë mendoja se pas vitit 1997 ne do vinim mend. Por mesa duket nuk kemi vënë mend. Ne jemi një komb që nuk pranojmë të rritemi. Njerëzit që nuk besonin Sali Berishën, besonin te gazeta “Koha Jonë”. Nëse do flisnim kundër piramidave, njerëzit nuk do na besonin. Mendoj se në këtë pikë jemi bashkëfajtorë. Ne jemi popull luftarak që nuk ia ka besën vetes dhe do mbrohet. Njerëzit në atë kohë krenoheshin me armët. Ky shpërthim ndodhi edhe në vititn 1991. Ne jemi shkatërrues. Duam ta shkatërrojmë veten. Ne jemi vend i turpshëm. Sali Berisha nuk bëri gjë tjetër veçse kalëroi turpin. Dëshira ime si gazetare është të mos shoh më ëndrra me Sali Berishën.

Ilir Kadia, ish-gazetar BBC-së

“Ne kemi qenë të marrë atë vit. Madje edhe ne gazetarët kemi bërë gabime. Në raste të veçanta nuk jemi treguar të kujdeshëm. Kam mbuluar me dhjetra ngjarje, protesta, krime dhe sot nuk arrij ti perceptoj dot. Në mendje më ka mbetur ndjekja që turma e egërsuar e njerëzve i ka bërë një burri në Lushnje dhe në një moment ai u pengua. Turma e qëlloi me gurë pa mëshirë. Për pak minuta trupi i tij u mbulua me gurë. Ai u masakrua përpara syve të mi. Nuk e di fatin e tij, por me atë që pashë nuk besoj nëse shpëtoi. U bë shumë mirë që u arrit marrëveshja e 9 marsit mes forcave politike dhe kjo I dha zgjidhje situatës. Kush thotë të kundërtën gabohet rëndë. Pse me kë do bëhej marrëveshja, me Komitetet e Shpëtimit?

Apollon Baçe, ish-gazetar i radio “Deutsche Welle”

“Nëse kryeministrja e Turqisë Tansu Çiller nuk do jepte ultimatumin e famshëm, Greqia do kishte marrë jugun e Shqipërisë deri ën Shkumbin. Patjetër shërbimet sekrete të huaja kanë patur dorë në vitin 1997. drejtori I CIA-s George Tenet ka qenë 4 herë në Jug të Shqipërisë gjatë asaj periudhe.

Arben Rrozhani, ish-gazetar i gazetës “Albania”

“Kemi qenë bashkëvuajtës por jo fajtorë. Ne si popull kemi memorie shumë të shkurtër. Për shembull çadra aktuale e politiëks është reminieshëncë e çadrës së vitit 2010”.

Gent Shkullaku, ish-fotoreporter i gazetës “Koha Jonë”

“Ishte shumë e vështirë të punoje në atë kohë. Mbaj mend që një ditë na dolën maskat. Madje në Tiranë. Ishte e tmerrshme. Por më shumë në menje më ka mbetur marrja peng e Tritan Shehut. Sot po publikoh për herë të parë 7 fotografi nga ai moment. Duket qartë që personat e kanë marrë penn. Një prej tyre po e qëllon me presh në kokë, ndërsa unë e fotografova. Ishte një situatë e pabesueshme”

Fejzo Subashi, ish-gazetar i gazetës “Intervista”

“Ne kemi inat me veteveten por nuk dimë ku e nxjerrim. Mendoj se prandaj ndodhi edhe kjo marrëzi. Në Përmet ndodhi vëretë luftë civile. U vranë 6 njerëz të pafajshëm. U vra kryetari i Këshillit të Qarkut. U vra në zyrë gjatë mbledhjes?”

Ndërkohë, në emision janë shfaqur edhe disa foto të rralla, të momenteve të pengmarrjes së Tritan Shehut në Lushnje.

Paraardhëse

Ja ju çfarë ndodh nëse nuk hani mish për një vit

Pasardhëse

Ndahet nga jeta ish-zv/ministri i Brendshëm, Sokol Baraj

Pasardhëse

Ndahet nga jeta ish-zv/ministri i Brendshëm, Sokol Baraj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.