• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Foto e rrallë, kur Rama dhe Beqaj luanin basketboll më 1986

3 March, 2016
në Dosje
0
144
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të gjithë e dinë që kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, në rininë e tij ka luajtur basketboll. Megjithatë, ka pak foto dhe video të publikuara të asaj periudhe. Nga Shkodra diçka “zbulohet”. Veteranë të këtij sporti na kanë servirur një foto të vitit 1986, e bërë para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, luajtur në pallatin e vjetër të sportit në Shkodër (sot Katedralja e qytetit). Kryeministri aktual është i pari, nga e majta, lart, dhe mban numrin 11, ndërkohë që lojtarët e tjerë të ekipit dinamovit në këtë takim ishin edhe Arben Dedej (nr.14), Sokol Bellova (nr.4), Fatmir Cuka (nr.9) dhe Ilir Trebicka (ndërtuesi i stadiumit “Loro Boriçi”, aktualisht), me numrin 13.

Ndërkohë, Vllaznia do të luante në atë takim me Sokol Kalajn (nr.10), Avenir Kalajën (nr.12), Astrit Zaganjorin (nr.4), Marin Shestanin (nr.7) dhe Korab Llazanin (nr.5). Gjyqtarë të takimit ishin Sulejman Kazazi dhe Faruk Rizvanolli. Por, nga Shkodra vjen edhe një kujtim tjetër i Edi Ramës, kundërshtar i skuadrës së këtij qyteti në basketboll. Veterani i sportit, Angjelin Deda, ka ruajtur disa blloqe shënimesh të ndeshjeve të ndryshme, në disa lloje sportesh. Eshtë data 29 mars 1987. Vllaznia pret në Shkodër Dinamon dhe mundet prej saj me rezultatin e ngushtë 75-74. Edi Rama është sërish në fushë për ekipin fitues, madje këtë herë ka përkrah edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Ilir Beqja.

Në formacionin shkodran, ndërkohë, janë edhe dy prej drejtuesve aktualë të sportit në Shkodër, inspektori i sportit në bashki, Benjamin Idrizi, dhe inspektori i sporteve në klubin shumësportësh “Vllaznia”, Astrit Zaganjori. Me këtë të fundit thuhet se ende ruan raporte shumë të mira. Kryeministri Rama duket se për Shkodrën ruan respekt të veçantë. Jo më kot, bëri të mundur një investim shumë të madh për të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”. Madje, burime të ndryshme bëjnë të ditur se ai u ka premtuar miqve të tij ish-basketbollistë edhe një pallat sporti të ri, sepse aktuali është thjesht një sallë sportive. / Telesport

Edi-Rama-kryesore-653x409

ilir rama

Paraardhëse

Monica Bellucci ka origjinë shqiptare?!

Pasardhëse

Rama: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave; Mogherini: Keni mbështetjen e BE-së

Pasardhëse
Rama: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave

Rama: Shqipëria e meriton hapjen e negociatave; Mogherini: Keni mbështetjen e BE-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.