• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fondet e BE-së, Shqipëria mbetet jashtë, përfitojnë Serbia dhe Maqedonia e Veriut

3 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Koridori I X. Por nga ky investim strategjik përfitojnë 5 vende, ndërsa ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor nuk përfitojnë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç përcjelljes së mesazheve politike, mori pjesë në ceremoninë që shënonte fillimin e punimeve për modernizimin dhe rehabilitimin e hekurudhës në kuadër të projektit Korridori i X. Kjo ceremoni u zhvillua në Nish, në qytetin e dytë më të madh të Serbisë.

Vetë Komisioni Europian ka konfirmuar se nga ky investim strategjik, përfitojnë Serbia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut teksa njoftimin e ilustron me një foto të Presidentes së Komisionit Ursula Vond der Leyen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ajo që vihet re është se Shqipëria dhe Kosova, dy vende të Ballkanit Perëndimor, nuk përfitojnë nga ky plan – ekonomik i Bashkimit Europian.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve i BE-së parashikon deri në 28 miliardë euro investime, në grante, hua dhe garanci, për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor per rimëkëmbjen pas COVID-19 dhe për konvergjencën e tyre me BE.

Siç deklaroi pak muaj më parë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ky plan nxit integrimin dhe bashkëpunimin rajonal. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord të çojnë përpara Tregun e Përbashkët Rajonal gjatë Samitit te Procesit të Berlinit që u zhvillua në Sofje vitin e kaluar.

Por iniciativa paralele e Open Balkan, pjesë e të cilës janë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka ndarë më dysh vendet e Ballkanit Perëndimor, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën, që kane refuzuar publikisht t’i bashkohen kësaj nisme.

Në një kohë që kryeministri Edi Rama prej kohësh ka vënë në shënjestër të sulmeve të tij Bashkimin Europian, Shqipëria aktualisht ka mbetur jashtë hartës së investimeve strategjike me fondet e Brukselit zyrtar.

Paraardhëse

U përfol për lidhje me Atdheun, Bora Zemani tregon si qëndron e vërteta

Pasardhëse

‘Foltorja’ e Berishës bashkon shqiptarët, ish-kryeministri zbulon foton ‘e veçantë’

Pasardhëse

‘Foltorja’ e Berishës bashkon shqiptarët, ish-kryeministri zbulon foton 'e veçantë'

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.