• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Flori Mumajesi fshin këngët e tij: Muzika ime ka vdekur, por s’e keni ngushëlluar

7 November, 2022
në Rozë
0
173
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një video të publikuar në Instagram Stories, Flori Mumajesi ka ndarë disa fjalë me ndjekësit, duke i njoftuar edhe se këngët e tij i ka fshirë nga YouTube dhe s’do të jenë më as në Spotify.

Ai shprehet se nëse këngët e tij më të mira nuk vihen re, as ai s’ka asnjë detyrim.

Megjithatë, në fund, Flori jep një lajm të mirë, duke thënë se mund të bëjë muzikë të re, madje ka publikuar edhe demon në Stories.

Më poshtë, deklarata e plotë e Florit:

“Prej tre javësh “Me fjalë të vogla” nuk është më online, në kanalin tim zyrtar të paktën, në kanale të tjera nuk e di, por me siguri do fshihen edhe andej. Në fakt, unë i kam fshirë të gjitha këngët para tre muajsh në kanalin tim zyrtar, 45 vepra. Më erdhën 10 mesazhe “sikur s’e shohim këngën”. Kurse këngën “Me Fjalë të Vogla”, këngën “Plas”, këngën “Thjesht të Du”, ka tre javë që nuk janë në “YouTube” dhe s’do janë as në “Spotify”. Deri dje ishin, jo më kot e vura këngën “Me sy mbyllur”, sepse këto ditë kam pasur atë aktivitetin që u zgjoja njerëzve memorien për të parë e për të vërtetuar a mungonte kënga “Me Fjalë të Vogla” për shembull që është pikë e dobët, “Plas” pikë e dobët, “Thjesht të Du”, janë martuar njerëzit me atë këngë, dashuri është. Sigurisht, një nga këngët që mbahet mend Flori, “Me Sy Mbyllur”, nuk është më as ajo. Gjithë këto ditë lexoja mesazhet “na ke munguar”. Çfarë ka munguar, cila këngë? “Ëndrra” e The Dreams? Sigurisht, por aty ka qenë edhe ajo. Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, thosha me veten time, në fakt ka vdekur por s’e keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndriçim, ndihesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrime ta dëgjojnë këngën tënde përditë, duhet t’ua kujtosh ti.” Por që as unë s’e kam detyrim këtë gjë. Nëse këngët më të shenjta të miat, katër këngët më të mira të miat nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam. Më duket se çdokush në vendin tim do ndihej keq, nëse këngët më të shenjta… s’po i vë epitet… nuk i ngushëllojnë të paktën, se për t’i kujtuar s’i kujtojnë. Megjithatë, për këngën “Thjesht të du” unë kam një plan. Mbase do të dojë dikush ta këndojë dikush, një vajzë, një djalë. Jam duke menduar. Nuk pres ngushëllime pas kësaj videoje, mos u shqetësoni, jam shumë mirë, mund të bëj muzikë prapë, siç e patë sot kam postuar edhe demo, por është ndonjëherë më mirë të shkosh në fund të detit dhe të marrësh vrull, sesa të llastohesh nga disa mesazhe.”-tha ai.

Paraardhëse

Agjensia e Ushqimeve: Qumësht i pasigurt në markete në Maqedoni, nëse e keni blerë, mos e konsumoni

Pasardhëse

Shorti i 1/16 të Champions League, Liverpool-Real Madrid finale e parakohshme, mësohen të gjitha sfidat

Pasardhëse

Shorti i 1/16 të Champions League, Liverpool-Real Madrid finale e parakohshme, mësohen të gjitha sfidat

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.