• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Flet Xhafaj: E vërteta e përplasjes me Ramën për shkarkimin e Çakos

19 January, 2018
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për shkarkimin e Haki Çakos nga detyra. Arsyen përse ai qëndroi kaq gjatë në detyrë edhe pse drejtorët në rrethë akuzoheshin apo shkarkoheshin njëri pas tjetrit. Ministri thotë se shkarkimet nuk janë qëllim në vetvete.

“Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit” – thotë Xhafaj.

Por a ka pasur një përplasje mes Fatmir Xhafajt dhe Kryeministrit Edi Rama për largimin e kreut të policisë së shtetit. Ministri, sigurisht që e mohon këtë dhe thotë se nga Rama nuk ka pasur asnjë hezitim për të firmosur propozimin e shkarkimit.

“Përplasje me Ramën? Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”.

Në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion+, Xhafaj bën edhe një koment për sulmet e opozitës për të cilat thotë se një pjesë e tyre janë “hedhje balte”.

“Kjo është një gjë normale, deri këtu nuk ka asgjë. Pastaj pjesa që ka të bëjë me sulme të motivuara politikisht për të shpifur apo për të hedhur balë, por më bën akoma më të motivuar dhe i përbuz. Kur e shikoj këtë tek disa njerëz, dhe tani shikoj se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë në vetvete, nuk kam asnjë lloj ndjesie. Shpesh herë ndjej një lloj përçmimi” – thotë Xhafaj.

Paraardhëse

8 shenja që tregojnë se po përjeton dashurinë e vërtetë

Pasardhëse

Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Pasardhëse

Zbulohen 5 propozimet për emrin e Maqedonisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.