• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet për herë të parë mamaja e djalit të dhunuar te ‘Diren’

21 June, 2016
në Aktualitet
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëna e 3-vjeçarit të dhunuar nga Anjeza Shabani ka shkruar një letër prekëse në të cilën shpreh brengën si nënë dhe çfarë ka përjetuar me djalin e saj.

Ajo thekson se i biri nuk është autik, siç u raportua në media ndërsa shton se të gjithë fëmijët në kopshtin “Diren” janë dhunuar.

“Anabel… Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir… Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët dhe më thoshtë vetëm: “Mami, mami”.

Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte. Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj.

Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat.

Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopësht. I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim.

Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim.” Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja.

Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete.

Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. Dhe kjo ka qënë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente. Është i urtë, i dashur. Është jeta ime.

Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë.

Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë prej 8 muajsh.

Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptarëve.” – mbyll shkrimin e saj Jonida, mamaja e djalit të dhunuar.

Paraardhëse

Dëshmia e Anjezës: Videon e kanë prerë, e putha pasi e rraha

Pasardhëse

Presidenca: Mogherini pro ratifikimit të demarkacionit

Pasardhëse

Presidenca: Mogherini pro ratifikimit të demarkacionit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.