• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet për herë të parë Edith Harxhi pasi i shpalli sfidën e hapur Lulzim Bashës

21 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për herë të parë, brenda Partisë Demokratike kandidon një femër për të rrëmbyer postin e kryetares në këtë parti.Edith Harxhi, një nga figurat më të hershme në PD ka shpallur kandidaturën për të marrë ‘në dorë’ partinë, ajo tha se është momenti që partia të bashkohet dhe t’i kthehet parimeve dhe ideologjisë me të cilat u ngrit.

Në një intervistë televizive, ajo tha se kjo garë nuk ka për të qenë e lehtë për vetë faktin se që në fillim është e pdrejtë dhe e pabarabartë me nje komision të njëanshëm të emëruar nga kreu i saj aktual, Lulzim Basha.

“Unë duke qenë se kam studiuar shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare në Britani të madhe, kam pas një figurë ikonë, Margaret Thatcher, po ashtu dhe zonjave të nderuara që kanë bërë një karrierë të këtij lloji, por nuk është kjo vetëm, po përkushtimi im 30 vjeçar në PD , se unë e kamë nisur që në 1990 rrugëtimin dhe para dy javësh kur humbëm zgjedhjet pashë që ne si demokratë meritojmë më shumë se kaq dhe ajo çfarë kemi pasur këto 8 vite ka qenë kaq e vogël kaq e pakët, e pamjaftueshme, përçarëse e pabarabartë, kështu që mendova të hyj me një sfidë , po natyrisht pata dhe mbështetjen e grupit për PD i cili më kërkoi këtë gjë dhe unë e pranova.

Është një sfidë e madhe, shumë më thonë është e vështirë të kandidosh ndaj një kryetari në detyrë, se gara është e pabarabartë, ka një komision të vendosur nga ai dhe listat e anëtarëve të PD nuk janë të qarta , nuk janë të sakta pasive… E fundit fare është afrimi i datës së zgjedhjeve, nëse data e zgjedhjeve do të kishte qene përsëri 22 korriku, ndoshta vendimi do të kishte qenë ndryshe, por nuk jam e sigurt në këtë unë do të kisha pas më shumë kohë për të garuar, por mund të kishte edhe kandidatë të tjerë brenda grupit tonë që do mund të dilnin,

Unë lidhem drejtpërdrejt me lëvizjen studentore, kohën e themelimit të PD , kam një vazhdimësi timen në PD, kam punuar dhe në strukturë dhe ideologjike të saj. Jam më e brendshme se kryetari vetë”, tha ajo.

Intervista:

Pyetja: Por a do ta vështirësojë garën për të dhe ta lehtësoje për Bashën faktin se nga grupimi i Pd kanë dalë dy emra kandidatë, shto këto dhe Ibsen Elezin?

Harxhi: Ju thashë gara është e pabarabartë , prandaj duhet ta sfidojmë, unë garoj kundër Bashës, jo Elezit, mik i mirë imi. Unë garoj kundër Bashës. Pse me dy, po se është liria e individit. Mendoj që do e bëjë më të vështirë për Bashën përkundrazi, inkurajoj të tjerët madje. Do i nënshtrohemi komisionit të Bashës, i njëanshëm sigurisht.

Pyetja: Grupimi për PD sot paraqiti disa kushte, 3 të tilla , përse nuk kërkuat dhe primar?

Harxhi: Sepse është në statusin e partisë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë statutin në këto momente , një anëtar, një votë. Një nga pikat e platformës sime është hapja e primareve në PD , jo si këto që bëri Basha para disa muajsh , pra të kemi kandidatë dhe për poste të tjera , se rrit konkurrencën në parti, sinergjinë.

Pyetja: A do kërkoni ballafaqim publik me Bashën?

Harxhi: Kjo është dalja ime e para pas shpalljes së kandidaturës, se tani si dihet se Basha ka qenë me shumë çudira këto vite. Duke qenë se koha është e shkurtër, nëse zyrtarizohem, do bazoj fushatën time mediatike dhe terren qëllimi është ballafaqimi me Bashën, e ftoj siç ka ka ftuara ai Ramën të ballafaqohet me ne, se si do ta bëjë ai PD fituese si do e mbledhë partinë.

Pyetja: Besoni se do jetë garë e pastër?

Harxhi: Fatkeqësisht zoti Basha nuk ka bërë një fushatë të pastër që ai të jetë zgjedhur pastër nga PD këto vite, nuk besoj në garë të pastër, por do bëj të pamundur.

Fatkeqësia e madhe , unë mendoj që ajo që është fatale është se Basha deri tani ka fol me të drejtë për garën e pabarabartë që ka bërë Rama , por çdo punë fillon nga shtëpia dhe më vjen keq t’ju them që PD nuk ka një garë të drejtë dhe të barabartë ashtu siç ne synojmë të kemi një garë për Shqipërinë.Nuk kam nota pesimiste, por demokratët janë në një moment delikat pas humbjes, por të dalin në zgjedhje dhe të japin votën.

Paraardhëse

Padia e Sali Berishës ndaj Blinken, juristi Romeo Kara del me deklaratën e fortë, tregon çfarë pritet të ndodhë

Pasardhëse

Vendimi i DASH për Sali Berishën, ambasadorja Kim del me bindjen e plotë: Askush s’është mbi ligji

Pasardhëse

Vendimi i DASH për Sali Berishën, ambasadorja Kim del me bindjen e plotë: Askush s’është mbi ligji

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.