• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Flet mjeku nga Shqipëria që mori pjesë në obduksionin e Astrit Deharit

23 November, 2016
në Kosovë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekipi i pavarur i mjekëve të angazhuar nga familja Dehari që kanë marrë pjesë si vëzhgues në obduksionin e trupit të aktivistit të VV’së Astrit Deharit, shumë shpejtë do të dalë me raport të veçantë. Mjeku ligjor nga Shqipëria që ka vëzhguar autopsinë Besim Ymaj ka thënë për Express se ende janë duke pritur “ekzaminimet dhe fotografi nga vendi i ngjarjes”

Gazeta Express, ka kontaktuar me Besim Ymajn ekspertin mjeko-ligjor nga Shqipëria, të angazhuar nga familja Dehari, për të vëzhguar procesin e obduksionit të Astrit Deharit.

Ymaj ka thënë, të mërkurën, se po i presin edhe ekzaminimet e tjera si fotot e dëmtimeve të Deharit të cilat aktualisht  nuk i kanë në dispozicion. Pas kësaj, ata do të dalin me raportin të veçantë për rastin ‘Dehari’. Eksperti tjetër i pavarur që ka marrë pjesë në obduksion është patologu Besim Latifaj që punon në Britaninë e Madhe.

Ymaj ka thënë se organet e hetuesisë kosovare janë pajtuar që t’iu ofrojnë atyre materialet bazë e provat si dhe fotografitë me ngjyra të bëra gjatë kryerjes së obduksionet të trupit të Astrit Deharit.

“Ne pritet që shpejtë të dalim me raportin tonë. Jemi duke i pritur edhe disa ekzaminime të cilat nuk na janë vënë në dispozicion, si fotot e dëmtimeve nga vendi i ngjarjes. Për këtë çështje janë pajtuar edhe organet e tjera që ne ti kemi në dispozicion”, ka thënë Ymaj për Gazetën Express.

Ndërkohë që mjeko-ligjori Ymaj nuk ka pranuar që të flas lidhur me atë se a i beson apo jo raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore në bazë të së cilit Kryeprokurori Sylë Hoxha tha se Astrit Dehari kreu vetëvrasje në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Do të dali rezultati jonë, do ta bëjmë raportin e pavarur. Njëherë për njëherë nuk mund t’i them kundërshtitë tona lidhur me këtë çështje apo rreth raportit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Aty është bërë një inspektim që është bërë nga ana  e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë” ka thënë Ymaj.

E Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë, me 18 nëntor (të premten) e ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e shtetit raportin e obduksionit të Astrit Deharit.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pati bërë të ditur se të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

“Në këtë fazë të hetimeve nuk është gjetur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje nga faktorët e jashtëm që rezulton me lëndimin apo dëmtimin fizik tani të të ndjerit Astrit Dehari. Pra të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë se ky rast ishte vetëvrasje”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, pas deklaratave të kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ka reaguar “Lëvizja “Vetëvendosje”, përmes një komunikate për media, duke e quajtur raportin e autopsisë jokredibil.

“Kryeprokurori. Sylë Hoxha doli në konferencë shtypi me konstatime ende pa u bërë e pa u kryer hetimet. Ekspertët e mjekësisë ligjore që i ka angazhuar familja, Dr.Besim Ymaj dhe Dr.Besim Latifaj, kanë qenë të pranishëm gjatë obduksionit, por nuk janë ftuar për të thënë fjalën e tyre dhe nuk u janë dhënë materialet bazë e provat, madje as fotografitë me ngjyra”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Astrit Dehari, i cili ishte aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje”, po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulm me granatë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, që ndodhi në gusht të këtij viti.

Ndërkohë mjekja tjetër e angazhuar për të vëzhguar autopsinë Hatixhe Latifi –Pupovci, e cila është pjesë e Vetëvendosjes, ka thënë se obduksioni është kryer në mënyrë profesionale, por jo edhe raporti i cili sipas saj është shkruar keq. Këto konstatime ajo i ka bërë pavarësisht mungesës së kompetencës në këtë fushë.

Paraardhëse

Lëvizja Për Universitetin proteston për dorëheqjen e ministres Nikolla

Pasardhëse

Donald Trump ndryshon mendjen për Clinton: Nuk do ta burgos…

Pasardhëse

Donald Trump ndryshon mendjen për Clinton: Nuk do ta burgos…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.