• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet Erion Veliaj: Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës

1 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prezantimin e projekteve për Tirana Multifunctional Center, foli edhe për situatën e ndërtimeve pa leje, të cilave tha se u është dhënë më në fund zgjidhja me vendimin e qeverisë.

Veliaj tha se nga 300 mijë ndërtesa gjithsej që janë në Tiranë, ato pa leje numërohen me gishtat e dorës.

“Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa. Rastet problematike numërohen me gishtat e dorës. Prandaj, me Kryeministrin kemi bërë një diskutim si do ta zgjidhim këtë anomali. E para, si të rakordojmë edhe lejet e bashkisë, edhe lejet e KKT-së. E dyta, si do të ndryshojmë periodën e kontrollit; pra, nëse perioda e kontrollit ka qenë e tillë: në fillim themelet, kati zero, karabinaja dhe pastaj përfundimi, ndoshta perioda duhet të jetë me ditë dhe jo me nivelin progresiv të veprës. Nëse ligji ka një parashikim për sekuestron e atyre që shkelin ligjin, që janë me gishtat e dorës në një Tiranë me 300 mijë ndërtesa, si do të përkthehet kjo? E merr Enti i Banesave, e merr Bashkia apo e merr qeveria? Kemi sot më në fund një akt i cili sqaron se për ato pak anomali, në një qytet me 300 mijë godina, ne ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë se çfarë ndodh dhe si adresohet anomalia në kushtet kur në katin 24 apo të 25 është e pamundur prishja ose le të themi, rikthimi në situatën origjinale të një shkelje, apo të një anomalie”, u shpreh kryebashkiaku.

Sipas Veliajt, ajo pjesë e opozitës që shpreson në një konflikt mes tij dhe Kryeministrit Rama janë vulëhumbur.

“Kush mendon se i vetmi shans që ata [opozita] të fitojnë ndonjëherë në këtë qytet ose në këtë vend është që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt, do ju bëhen gjunjët me kallo duke u lutur për diçka që s’ka për të ndodhur kurrë. S’ka asnjë arsye që, në momentin që këtij qyteti dhe këtij vendi punët po i shkojnë mirë – jo perfekt, ka shumë gjëra që ne duhet t’i bëjmë më mirë – por nëse janë vetëm në këtë shpresë, do të thotë se janë komplet vulëhumbur”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Paraardhëse

Partia e Lirisë i përgjigjet Edi Ramës: Je investitori dhe përfituesi kryesor i kullave pa leje, u pagëzove “mister 20%” për shumat për çdo ndërtim

Pasardhëse

Sali Berisha: Po punojmë për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

Pasardhëse

Sali Berisha: Po punojmë për organizimin e revoltave të fuqishme paqësore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.