• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Flet De Biazi: Murinjo me fat që do të luajë në Tiranë, Finalja e “Air Albania” s’do të kujtohet gjatë

21 May, 2022
në Kryesore, Sport
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-trajneri i Shqipërisë që tashmë zotëron edhe pasaportën e vendit tonë, e pohon se Murinjo është me shumë fat që Roma do ta luajë këtë ndeshje në Tiranë.

Kërkesa për bileta në finalen e Ligës së Konferencës Roma-Fejnord më 25 Maj, ka marrë përmasa të frikshme.

Jo vetëm për italianët dhe holandezët, por edhe shqiptarët që kanë një lidhje sportive me Shqipërinë janë ndeshur së fundmi me pyetjen:

Si mund të gjejmë një biletë?

Po shqiptari Xhani de Biazi sa telefonata ka marrë për një biletë?

“Ka qenë një periudhë e mbushur me shumë kërkesa, por harrojnë që unë nuk jam më te Shqipëria… (qesh). Megjithatë, i gjeta dy bileta për një trajner shumë të famshëm që do të vijë në Tiranë. Emrin nuk jua them”, shprehet ai.

De Biazi, ç’mendim keni për finalen që do të luhet më 25 maj në Tiranë?

“Është shumë pozitive. Mendoj se ka një efekt të jashtëzakonshëm për lëvizjen futbollistike në vendin tuaj, por mbi të gjitha është edhe një “certifikatë” se Shqipëria i ka djegur shumë etapa në sport dhe është në nivelin e vendeve që mund të marrin përsipër edhe një eveniment kaq të rëndësishëm. Dakord, por finalja e Ligës së Konferencës është… E vërtetë. Për nga rëndësia është turneu i tretë që organizon UEFA, por gjithsesi mbetet shumë i rëndësishëm dhe shumë i vlerësuar. Pastaj mos harroni, po vijnë dy skuadra realisht të rëndësishme. Roma është një skuadër me nivel të lartë, por edhe Fejnordi ka cilësi dhe histori. Por nuk duhet t’i referohemi vetëm emrit të skuadrave që po vijnë. Duhet të marrim në konsideratë që i është besuar Shqipërisë një finale e tillë dhe kjo tregon besim, por edhe vlerësim për Federatën e Futbollit, shtetin shqiptar dhe investimet e mëdha në futboll që po bëhen aty, ku edhe UEFA është e përfshirë direkt”, thekson ai.

A është me fat Murinjo që Roma po e luan këtë finale në Tiranë?

“Po, me shumë fat madje. Shqipëria ka një lidhje speciale me Italinë dhe unë e di këtë prej vitesh, sepse e kam përjetuar. Por përveç kësaj aty luan edhe Kumbulla, ndaj jam i bindur se shqiptarët pa dyshim që do të bëjnë tifo për Romën”.

Çfarë efekti mund të ketë kjo finale për Shqipërinë e futbollit në të ardhmen?

“Shpresoj shumë që gjithçka të shkojë mirë. Së pari, efektet e para dhe të menjëhershme janë ato financiare. Mendoj se do ta ndihmojë Tiranën dhe Shqipërinë një finale si kjo, sidomos pas dy viteve të vështira të pandemisë. Së dyti, do të ndihmojë lëvizjen futbollistike sepse do të kenë nga 26 maji e tutje një eksperiencë të madhe në organizimin e një ndeshjeje tejet të rëndësishme. Është një lloj patente, ma besoni. Dhe e fundit, mijëra fëmijë dhe të rinj shqiptarë do të përjetojnë një atmosferë që do ta mbajnë mend gjatë dhe që do t’i frymëzojë ata për të ardhmen. Do ta duan akoma më shumë futbollin”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Ilir Meta: Presidenca deri në 24 korrik do jetë kështjellë, do jem ushtar i paparë në mbrojtje të Republikës

Pasardhëse

S’përmbahet Baton Haxhiu, e quan Vjosa Osmanin presidente “HOT”: Noterja belhollë, kukullushka e Albin Kurtit, që ka pasion modelizmin

Pasardhëse

S’përmbahet Baton Haxhiu, e quan Vjosa Osmanin presidente “HOT”: Noterja belhollë, kukullushka e Albin Kurtit, që ka pasion modelizmin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.