• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Flasin dy turistët që u bllokuan për 8 orë në Theth: S’na gjeti policia, por banorët

31 October, 2018
në Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

y turistët që humbën në Theth një ditë më parë, 33 vjeçari nga Irlanda e Veriut Chris Simm, dhe hollandezja 27 vjeçare Sanne Carbaat, nuk u shpëtuan nga policia, por banorët e kësaj zone turistike.

Udhëtimi i tyre për të eksploruar Alpet Shqiptare, për pak përfundoi në tragjedi, pasi ndërsa po linin Valbonën për të shkuar drejt Thethit, humbën rrugën dhe mbeten në mes të errësirës të humbur në majën e Jezercës.

Një shenjë orientimi e vendosur gabim, i devijoi nga rruga dy turistët, që fatmirësisht kishin lënë tek kampingu ku qendruan një shënim, “do t’u telefonojmë sa po të arrijmë në Valbonë”.

Telefonata që mungoi alarmoi menaxheren e kampingut që njoftoi policinë dhe kjo e fundit për shkak të largësisë nga Shkodra, kërkoi ndihmën e banoreve të Thethit që ti kërkonin.

Sanne Carbaat: “Jemi nisur në 8 të mëngjesit nga Valbona për të shkuar në këmbë deri në Theth. Koha ishte e mirë. Por gjatë ecjes u ngatërruam dhe morëm rrugën djathtas, kur duhej të shkonim realisht majtas. Shkak u bë një shenjë orientimi e vendosur gabim. Ecëm deri në 6 pasdreke kur ra errësira dhe kuptuam se rruga nuk po na shpinte askund. Koha u prish, filloi shi dhe ere e forte, na duheshin dru për të ndezur një zjarr. Qëndruam plot 5 orë derisa na shpëtuan. Në fillim kishim pak frikë.

Nuk kemi humbur ndonjëherë dhe u ndjemë edhe pak budallenj për arsye se ne ishim shumë të përgatitur dhe në një moment ndaluam u menduam se ku kemi bërë gabimin dhe e kuptuam. Ne nuk na gjeti policia por Çesku, Niko dhe Françesku, pra tre djem nga Thethi qe ishin njoftuar nga menaxherja kampit ku qendruam, pasi e kishin lene t’i njoftonim pas mberritjes. Rrugën e kthimit drejt Thethit e kemi bërë për dy orë e gjysëm, pra ka qenë shumë më e shkurtër se sa koha që pritëm”.

Çesk Berishta pjesë e grupit të shpëtimtareve dhe Loren Nikaj qe merret me organizimin e te tilla udhëtimeve, kanë një apel për turistet e huaj dhe strukturat e shtetit.

Çesk Berishta, Nikoll Djegsina dhe Françesk Harusha janë 3 djemtë shpëtimtarë të këtij rasti, që duhet të shërbejë si këmbanë alarmi që shteti shqiptar të krijojë grupe të specializuara shoqërimi dhe të verifikojë sinjalistikën në këto zona.

Shembujt e aksidenteve të turistëve, apo humbjet nuk kanë munguar, si rasti i 3 Çekëve që ende edhe sot pas kaq shumë vitesh nuk dihet fati i tyre.

Paraardhëse

A jeni gati për të aplikuar? 2 mijë vende të lira pune në Gjermani, dynden qindra të rinj

Pasardhëse

Kujt i gjunjëzohet Saimir Tahiri? (VIDEO)

Pasardhëse

Kujt i gjunjëzohet Saimir Tahiri? (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.