• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Fjalim historik i Merkel që u ndërpre disa herë, kancelarja jep lajmin e keq: Vendimi më i vështirë i jetës time, ja çfarë pritet të ndodhë

28 April, 2020
në Botë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Gjermani rastet vazhdojnë të rriten, numri i viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus. Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbajti një konferencë të jashtëzakonshme dhe një fjalim të rrallë.

Fjalimi i kancelares Merkel sot në Bundestagu për shkak të Coronës u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Në krizën e Coronës ajo bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga disiplina dhe durimi. Shifrat e infeksioneve të reja janë në rrugën e duhur, por ky është një sukses i ndërmjetëm, tha Merkel.

“Pikërisht sepse shifrat të japin shpresë, ndjehem e detyruar të them, se ky rezultat i ndërmjetëm është i brishtë. Ne lëvizim në një shtresë të hollë akulli, mund të thuash edhe shumë të hollë akulli”. Nuk jemi në fazën e fundit por të parë pandemisë, tha Merkel. Kjo është e vërteta. Sidomos me “përqëndrim dhe durim” në fillim mund të mënjanojmë që “të kalojmë nga një shutdown në tjetrin apo të izolojmë grupe njerëzish me maj e të jetojmë me gjendje të tmerrshme në spitalet tona”, tha Merkel.

Në fjalimin e saj Merkel theksoi, se nuk ka pasur vendim më të vështirë në mandatin e saj si kancelare, se sa ai që mori për sakrifikimin e disa të drejtave e lirive personale. Kjo pandemi është një mbingarkesë për demokracinë, u shpreh Merkel. Por kufizime të forta janë të nevojshme. Ato janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu. Merkel kritikoi landet gjermane që pas ujdisë mes federatës e landeve ndoqën secili rrugën e vet, si për shembull në drejtim të mbajtjes së detyruar të maskës.

Europa – fati ynë i përbashkët

Europa dhe kriza në të cilën po i fut Corona vendet e Bashkimit Europian ishte po ashtu në fokus të fjalimit të kancelares gjermane. Merkel tha, se në dy vitet e ardhshme do jenë të nevojshme shuma më të mëdha në buxhetin europian që edhe vendet e tjera të rimëkëmben.

Programet ekonomike do të duhet të japin impulse për ekonominë europiane. Ne jemi një bashkësi që na lidh fati i përbashkët e duhet ta tregojmë këtë këto ditë të pandemisë. “Europa nuk është Europa nëse nuk e kupton veten si Europë e nëse nuk ndihmon në raste emergjente”, theksoi Merkel. Nuk duhet të kemi iluzione, do jetë një periudhë e gjatë e vështirë.

Merkel u shpreh kundër borxheve të përbashkëta në BE për përballimin e krizës. Edhe sikur të jetë vullneti politik, për këtë duhet të vendosin parlamentete e shteteve anëtare për dhënien e një pjese të kompetencave buxhetore të BE. Por “ky do të ishte një proces që kërkon shumë kohë dhe jo një proces që ndihmon drejtpërdrejt në situatën aktuale”.

Paraardhëse

Habit Pipero me deklaratën: As familjarët nuk më rrinë afër, njerëzit kujtojnë se kam virusin

Pasardhëse

Nuk gjente dot dentist gjatë karantinës, burri i shkul të shoqes dhëmballën me pincë (FOTO)

Pasardhëse

Nuk gjente dot dentist gjatë karantinës, burri i shkul të shoqes dhëmballën me pincë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.