• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fitorja e Bashës për të tretën herë radhazi: Nishani tregon manipulimin e zgjedhjeve brenda PD

14 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
71
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani tha se gara brenda PD është zhvilluar jashtë çdo rregulli të një gare normale.

Kreu i Këshillit Kombëtar në PD tha se gara ka qenë e pabarabartë dhe solli si shembull faktin se gazeta RD, organi politik i PD nuk ka përcjell asnjë mesazh të sfidantëve të z.Basha.

“Kjo ka qenë një maskaradë. Nuk është gjykimi i procesit të një dite, por të gjithë procesin”, tha ai.

Në Këshilli Kombëtar tha z. Nishani nuk u lejua që të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi tha ai për përbërjen e Komisionit Zgjedhor brenda PD është marrë në mungesë të kuorumit.

“E gjithë infrastruktura e partisë njerëzore dhe financiar ishte në dispozicion të z. Basha. Kreu i degës së PD në Kavajë refuzonte që të organizonte takime për kandidatët e tjerë. Anëtarësia pengohej për takimet. Në numër të madh rastesh nuk viheshin në dispozicion zyrat”, tha z. Nishani.

Ish-presidenti foli për manipulim të procesit zgjedhor duke sjellë si shembull atë që ka ndodhur në Qarkun e Korçës duke theksuar se është ashiqare që ka pasur manipulim.

“Në qarkun e Korçës në Bashkinë Korçë, z. Basha ka marrë vetëm 17% të votave të anëtarësisë sepse kishte një mundësi të të gjithë kandidatëve për të ushtuar kontroll. Në Bashkinë Maliq, ku kandidatët nuk kishin mundësi për të monitoruar dhe kontrolluar procesin, z. Basha ka marrë 70% të votave. Në Bashkinë Devoll nëse para 3 muajsh lista e anëtarësisë që votoi për kandidatët për deputetë kishte 2100 anëtarë, pas tre muajsh kjo liste kishte vetëm 900 anëtarë”, tha ai.

Sipas tij, “z. Basha nuk ka legjitimitet dhe as moral për të përmbushur detyrën që kërkon sot PD”, duke shtuar se “PD sot është në një dramë të madhe dhe kërkon evolucion”. Sipas z. Nishani edhe pse thuhet se z. Basha ka marrë 81% të votave, mbështetja për të ka qenë në nivel të ulët pasi ka marrë votat e vetëm 28-29% të anëtarësisë.

“Basha përfaqëson sot më pak se 30% të anëtarësisë. Në mënyrë spekulative përcillet një shifër që Basha ka fituar me 81% të votave. Kjo nuk tregon peshën politike të z. Basha. Sot kam marrë vetëm 28-29% të votave të anëtarësisë së PD. Zgjedhjet e kaluara ka marrë 54 mijë vota dhe sot 32 mijë vota, ka 40% rënie brenda katër viteve”, përfundoi z. Nishani.

Paraardhëse

Largimi i Ruçit nga politika, analisti i njohur befason me deklaratën

Pasardhëse

Shehaj: Deputetët dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua

Pasardhëse

Shehaj: Deputetët dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.