• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fitoi gjyqin me betejën “Prindi 1 dhe Prindi 2”, ‘shpërthen’ Akil Pano: Në dy vite është sulmuar ime shoqe dhe i thuhej të heshtë

29 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
472
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pastor Akil Pano, për rrëzimin nga Gjykata Administrative e Tiranës të vendimit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kundër tij, lidhur me iniciativën e komunitetit LGBTI që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, thotë se ndihet triumfator por dhe zemërthyer dhe i trishtuar.

Në studion e MCN Live, pastori tha se ndihet triumfator pasi për dy vite ka ndjekur një kalvar të gjatë betejash gjyqësore, pasi Komisioneri vendosi se para dy vitesh se ai kishte diskriminuar me gjuhën e urrejtjes.

Sipas tij, ky koncept është shumë i diskutueshëm pasi nuk mund të thuhet ka diskriminim me gjuhën e urrejtjes dhe se ose ka diskriminim, ose gjuhë urrejtje.

Këtë çështje e sfiduam se në vendimin e Komisionerit për Diskriminimin, përmendej se duhet të tregoja shumë kujdes, në agorën e debatit publik në raport me këto tema.

Kemi të bëjmë me betejën e konservatorizmit, përballë liberalizmit. Kemi të bëjmë me kulturën e ndalimit, censurën.

Njolla në biografi ka një synim, nëse do të mbaja një njollë urrejtësi dhe diskriminuesi, në agorën e debatit publik nuk do isha i besueshëm.

Në këto dy vite është sulmuar dhe ime shoqe, ku i thuhet se ti duhet të heshtësh se bashkëshorti yt ka një vendim si urrejtës dhe diskriminues.

Kemi të bëjmë me mbetje të komunizmit që vijnë nëpërmjet një kulture të re, si kultura e ndalimit, që arrijnë të intimidojnë dhe bullizojnë, njerëz që janë në mbrojtje të familjes tradicionale, mamaja, babai dhe fëmijët.

Kjo është çështja e dytë e komisionerit, e para ishte ngritur nga grupi LGBT, mbi çështjen e madhe të prindit 1 dhe 2. Komisioneri e ndaloi çështjen e parë, por të dytën e vazhdoi kryesisht.

Komisioneri thotë se si rrjedhojë e faktit që ke audiencë të gjerë dhe komente pozitive nga ndjekësit e tu, për shkak të qëndrimit tënd ndaj “Prindit 1 dhe Prindi 2”, për rrjedhojë është dhunuar një transgjinor.

Një nga arsyet pse u quajta diskriminues dhe urrejtës është dhe kjo, se kam nxitur diskriminim dhe urrejtje. Në komisariate ku jemi interesuar nuk kemi gjetur asnjë rast dhune ndaj transgjinorit.

Kur shikojmë datat e të dhunuarit dhe dy emisionet ku unë kam folur, shohim që ky transgjinor shfaqet në emisionet ku unë kam folur.

Por duke parë datat rezulton se transgjinori është dhunuar një muaj para diskursit tim në televizion. Kjo është çështje e fabrikuar.

Nëse nuk do kisha folur për mamin dhe babin, nuk do kishte çështje kundër meje.
Ai shtoi se personalisht nuk ka asnjë çështje që do të ngrejë në raport me lirinë e individit se si do ta orientojë, orientimin seksual dhe gjinor.

Problemi në diskutim është se djemve dhe vajzave të vogla dhe të mitura në perëndim, po u thuhet se nëse nuk ndjejeni djem, jeni vajza të burgosura në trupin e një djali.

Shkohet drejt terapive hormonale dhe ndërhyrjeve. Prindi nuk ka të drejtë të nxisë fëmijën në raport me identitetin që ka marrë që nga lindja.

Në momentin që prindi insiston që fëmija i lindur djalë të vazhdojë të jetë djalë, i merret nga shteti. Ne synojmë që të ruhet interesi i fëmijës dhe që nëna të jetë grua dhe babai të jetë burrë.

Kam reaguar dhe do reagoj gjithmonë në mbrojtje të familjes, fëmijës, nënës dhe babait.

Paraardhëse

Zhaklin Lekatari e ka kërcënuar? Si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm

Pasardhëse

Degradon debati në studio, Bled Mane del nga vetja dhe përdor fjalor banal kundrejt Nitës

Pasardhëse

Degradon debati në studio, Bled Mane del nga vetja dhe përdor fjalor banal kundrejt Nitës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.