• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Firmosi në Stamboll dekretin për dorëheqjen e Begajt, vjen sqarimi nga Presidenca: Miratimi nga Meta mund të bëhet kudo

5 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me dekretin e firmosur në Stamboll për dorëheqjen e Bajram Begajt, si shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Blushi në sqarim thotë se dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.

Presidenca thotë se miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit, mund të bëhet kudo.

Njoftimi i plotë:

“Sqarim i Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
5 qershor 2022 Propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë.

Pasi është arritur në përfundimin se, propozimi i Kryeministrit dhe dorëheqja e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm duhej pranuar, pa vonesë dhe në mënyrë që Presidenti Meta të mos bëhej pengesë për ecurinë e procedurave parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, praktika administrative dhe Dekreti i Presidentit është punuar në Tiranë, është hartuar në Tiranë, është numërtuar në Tiranë dhe i është përcjellë Presidentit, i cili e ka shprehur vullnetin e Tij publikisht përmes nënshkrimit të aktit.

Në vijim kopje e dekretit të nënshkruar është administruar elektronikisht në Tiranë në selinë e Presidentit, nga ku sipas procedurave ligjore administrative është sekretuar dhe kopje e këtij dekreti e vulosur me shkresë zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Presidentit i është përcjellë zyrtarisht autoriteteve kërkuese (Kryemimistrit dhe Ministrit të Mbrojtjes).

Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt. Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo, por shqyrtimi i praktikës dhe hartimi i aktit, plotësimi i ekremiteteve, numërtimit, protokollimit, sekretimit, njehsimit, etj, janë veprime administrative që kryhen në Tiranë, në selinë e Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku kryhet sipas ligjit dhe përcjellja zyrtare e aktit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit për zbatim tek autoritetet përgjegjëse apo kërkuese.

Kushtetuta në nenin 93 parashikon vetëm se, Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete. Për çdo të interesuar që dëshiron të njihet me përmbajtjen e dekretit e gjen atë të publikuar si gjithmonë në faqen e institucionit në linkun e mëposhtëm: Nëse ndokush dëshiron të njihet me dekretin edhe në format shkresor, mund të paraqesë një kërkesë për një kopje te njehsuar të këtij akti dhe mund ta sfidojë atë sipas dëshirës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën Administrative apo në çdo organ ku ai e konsideron të aplikueshme dhe të realizueshme të drejtën e tij.

Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë kushtetuese të ushtrojë kompetencat e tij, në përputhje me Kushtetutën dhe në respekt të parimit të luajalitetit kushtetues ka ofruar dhe do të ofrojë gjithëmonë mbështetje të sinqertë për ruajtjen e kushtetushmërisë, si dhe duke mos u bërë pengesë pa ndonjë shkak të ligjshëm apo kushtetues për procedurat parlamentare.

Presidenti Meta, jo vetëm në këtë rast, por asnjëherë nuk i është bërë pengesë autoriteteve/funksionarëve të lartë shtetërorë që me vullnetin e tyre të lirë heqin dorë nga mbajtja e një detyre publike. Për më tepër që në rastin konkret bëhej fjalë për Presidentin e ri të Republikës. Na vjen keq për të gjithë ata që humbën rastin ti mbanin iso këngës “Presidenti i vjetër bllokoi ardhjen e Presidentit të ri”! Kushtetuta e para”, thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Këngëtari Eugent Bushpepa, zbulon gabimin e madh të jetës dhe tregon elementin e shëmtuar të muzikës shqiptare

Pasardhëse

Alfred Moisiu zbulon ҫfarë diskutoi me presidentin e ri: I dhashë përvojën time mes Nanos dhe Berishës

Pasardhëse

Alfred Moisiu zbulon ҫfarë diskutoi me presidentin e ri: I dhashë përvojën time mes Nanos dhe Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.