• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Firmoset marrëveshja për avionët luftarakë pa pilotë: Vjen menjëherë reagimi nga ministria, dalin detajet

20 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në prani të Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes, përfaqësuesve të firmës turke ‘Bayraktar’, Ambasadorit të Republikës së Turqisë u nënshkrua sot në Tiranë marrëveshja për sigurimin e avionëve luftarakë pa pilot me firmën e njohur turke ‘Bayraktar’.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura.

“Jam i sigurt se shfrytëzimi i këtyre aseteve në vendin tonë do të rrisë cilësisht kapacitetet e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile në drejtim të kontrollit të territorit dhe për të parandaluar fenomenet e paligjshme. Kompletimi me këtë sistem ka rëndësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të Aleancës, si dhe për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, u shpreh ai.

Ministri Peleshi shpjegoi edhe objektivat që kërkohen të arrihen përmes shtimit të këtyre kapaciteteve.

“Krijimi i kapaciteteve kombëtare shumë për dorimëshe dhe modulare për zbulim, vëzhgim dhe rikonicion më të mirë, në mbështetje ajrore te operacioneve të FARSH dhe gjatë operacioneve të emergjencave civile dhe operacioneve në ndihmë të komunitetit do të jenë disa prej objektivave që do të arrihen me sigurimin e këtyre aseteve. Modernizimi i Forcave të Armatosura do të jetë në vëmendje të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Gjatë viteve të fundit kemi bërë të mundur investime konkrete për trajtimin dhe trajnimin e personelit ushtarak, si dhe në blerje të pajisjeve, aseteve të rendësishme në funksion të Forcave të Armatosura”, theksoi Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes tha se, “kompletimi më këto sisteme ka rendësi të veçantë për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleancës, si dhe vjen në respektim të detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”.

Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

Paraardhëse

Eurostat publikon për herë të parë raportin, cilat vende të BE-së kanë pagat më të larta dhe ku janë më të ulëtat

Pasardhëse

Surprizon moti në mes të dimrit, çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Pasardhëse

Surprizon moti në mes të dimrit, çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.