• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Financimet në PD, Lorenc Vangjeli “kundër rrymës”: Basha i zënë në “kurth”, paratë nuk janë ruse

19 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Financimet ruse në PD sollën një “tërmet” reagimesh në vend nga të gjitha forcat dhe krahët partiake. Por analisti Lorenc Vangjeli, “kundër rrymës”, beson se paratë e Lulzim Bashës si kryetar i PD për të lobuar në SHBA nuk janë ruse.

I ftuar në studion e “ABC Live”, Vangjeli tha se shuma e përmendur prej 500 mijë dollarësh janë nxjerrë nga Shqipëria, por dërguar në SHBA me anë të kanaleve ruse.

Vangjeli shtoi se Basha është zënë në “kurth” në këtë çështje, teksa u shpreh më tej se paratë janë paguar në të zezë dhe nuk mund të verifikohen.

“Basha dërgoi 500 mijë dollarë për të marrë foton e famshme me Trump. Ndodhi që mënyra e transportit të tyre ka kaluar në rrugë me elementë rusë. Me shumë gjasa këto nuk janë para ruse. Përcjellja e tyre është bërë me anë të kanaleve ruse. 500 mijë dollarë në Tiranë sigurohen shumë shpejt.

Gjysmë milionë për njerëz të këtij niveli nuk është asgjë. Unë nuk kam prova. Di zhurmën që e dinë jo pak dëshmitarë. Këto para janë paguar në të zezë, siç ndodh zakonisht. Janë para të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të ligjshme. Është bërë një transfertë, por që kanë qenë para shqiptare. Në syrin dhe frymën e ligjit shqiptar është një faull penal, por jo rus.

Basha i zënë këtë këtë kurth, në shtratin ku fle edhe djalli, një gjë e tillë po e ndjek gjatë. Fiks në të njëjtën kohë në SHBA kishte një hetim gjigant mbi mundësinë e ndërhyrjes së Rusisë në fushatën e Trump”, tha ai.

Analisti shton se janë paguar më shumë para dhe se Bashës në atë moment i është dukur si diçka normale.

“Janë paguar edhe më shumë. Iu duk sikur po bënte diçka normale. Por përtej Atlantikut gjërat shihen ndryshe”, tha Vangjeli.

Paraardhëse

Dritan Abazoviç: SHBA mund të shpëtojë Ballkanin nga ndikimi rus dhe kinez

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli lëshon deklaratën e fortë dhe tregon çfarë e pret ish kryeministrin: Berisha s’do ta kalojë dot Adriatikun

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli lëshon deklaratën e fortë dhe tregon çfarë e pret ish kryeministrin: Berisha s’do ta kalojë dot Adriatikun

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.