• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Fillojnë pasojat e krizes politike. Biznesi ngrin projektet deri në shtator

27 March, 2017
në Ekonomi
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marinela Jazoj është fytyra zyrtare e investitorëve te huaj. Ajo thotë se kjo nuk është koha më e mirë për të investuar në Shqipëri dhe arsyet nuk lidhen me të dhënat e ekonomisë.

“Biznesi në këtë kohë është në pritje. Domethënë se nuk është në një fazë ekspansioni, në mënyrë që të jetë i sigurtë se si do të vijojë situata politike dhe ekonomike në vendin tonë. Do të thotë se nga shtatori e tutje biznesi do të jetë më i gjallëruar për vendimet që do të marrë”, deklaron Jazoj.

Pasiguria që buron nga kriza politike konfirmohet edhe nga nuhatësit më të mëdhenj të riskut në ekonomi, bankat.

“Në këto kushte, investitorët mbajnë në vend projektet që mund të kenë dhe bankat kërkojnë që këtë risk potencial ta shndërrojnë dhe ta konsiderojnë në të gjitha politikat, deri në ditën e zgjedhjeve. Kështu që sa më shpejt të mbyllim procesin zgjedhor aq më mirë do të jetë për ekonominë, financat e vendit, bankat dhe biznesin”, thotë Spiro Brumbulli.

Pas disa vitesh të vështirë ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi. Rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit rresht në 2016-n duke arritur në 3.4 për qind. Por kriza politike e krijuar dhe sidomos rreziku i deshtimit të zgjedhjeve mund të vërë në pikëpyetje rimëkëmbjen.

“Vështirësia që vjen nga kriza politike nuk e lejon vendin të rritet pasi të gjitha teoritë e zhvillimit kërkojnë një funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor, të administratës publike dhe një përkushtim më të madh për reformat”, thotë eksperti Arben Malaj.

Por, më shumë se pasojat afatshkurtra, ekspertët i druhen dëmeve afatgjata që kriza politike mund t’i sjellë Shqipërisë.

“Në përplasje të tilla politike ne rrezikohemi nga një risk potencial i lartë, që ndryshe nga vendet e tjera të përfshira nga krizat etnike apo fetare, ndikohet nga populizmi. Dhe ky mbetet risku më i madh, me pasoja më të mëdha sepse e shtrin afatin edhe pas zgjedhjeve”, shton Malaj. TCH

Paraardhëse

Kapet një gomone e mbushur me kanabis, 1 ton drogë

Pasardhëse

Si do shkruante Fan Noli për Çadrën e PD: Shponi goma, thyeni xhama…

Pasardhëse

Si do shkruante Fan Noli për Çadrën e PD: Shponi goma, thyeni xhama...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.