• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Fifi shfaqet e përlotur dhe sqaron deklaratën e saj që u kritikua në rrjet: Nuk iu thashë vajzave të ruhen, por nuk është faji im që jam lidhur me burrë me fëmijë

24 June, 2022
në Rozë
0
213
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fifi ka realizuar një video live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin.

Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.

Sa i përket ironisë së Zhaklinës se bën muzikë tallava, Fifi përmendi këngë si ‘Dielli’, ‘Zhurmë’, ‘Hana’ etj si shembull të krijimtarisë së saj artistike dhe jo tallave.

“Duhet të kërkojë falje që jam lidhur me një mashkull që ka qenë i lidhur, i martuar dhe ka fëmijë. Por, ka plot raste të tilla. A duhet mos të lidhen më këta njerëz? Unë nuk kam hyrë në mes të askujt. Si i bëhet? Apo duhet të pres mos del ndonjë gjë tjetër. Ky është fati im dhe unë jam e lumtur për këtë.

Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga varri dhe u dashka të çohem edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke. Nëse është marre me tregu që je dashuruar, marrja ime më mbuloftë dhe më marrtë fytyrën.

Unë jam femër shkruaj për dashurinë, nënën, hidhërimin etj. Duhet të gërmosh bagazhin tim artistik për të kuptuar çfarë jam unë. Tallavaistat kanë lek shumë unë nuk kam. Duhet të kesh shkollë ti që të lexosh tekstet e mia. Do të bësh diçka që nuk e ka bërë askush, i kam dëgjuar edhe më parë këto fjalë. Unë nuk jam homofobe, përkundrazi i përkrah në mënyrë masive.

Unë jam muslimane dhe jam ‘Pro’ ndaj çdo feje apo edhe ateistëve, apo çdo njeriu që beso në çdo gjë. Unë di shumë gjëra në jetë dhe nuk shava askënd.

Duhet të shkoj te psikologu? Patjetër si të gjithë. Se kurrë nuk i kam ndaluar kurrë konsultat. Por jo me psikologë që bien kundërshtim me veten 15 herë brenda fjalisë.

Më thoni a është turp të dashurosh? Nëse po nuk po shkruaj më fare, çfarë tu themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri.

Adisit çfarë nuk i shkruajnë për mua. “Pse re në atë nivel? Do i bjerë të fikët. Fifi është kurvë.” Janë të gjitha femra dhe unë prapë jam feministe.

Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.

Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.”Një postim i Fifit dedikuar të dashurit të saj, Adis Patushi, është bërë objekt kritikash në rrjete sociale. “Përtej dashurisë! S’jemi të parët në jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten. Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua.” – shkruante ajo.

Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”./Panorama Plus

Paraardhëse

Zbardhet skema: Si arriti vëllai i Kryemadhit të marrë 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave

Pasardhëse

David Beckham kërkon të transferojë lojtarin e Interit

Pasardhëse

David Beckham kërkon të transferojë lojtarin e Interit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.