• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

FIFA gjobit me 50 mijë franga kombëtaren kuqezi

3 November, 2016
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

FIFA ka publikuar të enjtes sanksionet e vendosura ndaj disa federatave të shteteve anëtare për incidentet e ndodhura së fundi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018, përfshi këtu edhe akuzat për diskriminim dhe sjellje të pahijshme sportive të spektatorëve, si dhe manifestime fetare.

Pas raporteve të ndeshjeve dhe, në disa raste edhe të dhëna të siguruara nga Sistemi Monitorues Antidiskriminim, FIFA ka nisur procedimet disiplinore kundër federatave të Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Estonisë, Ukrainës, Paraguajit, Brazilit, Kilit, Argjentinës dhe Iranit.

Sa i përket Shqipërisë, FSHF-ja është gjobitur me 50 mijë franga zvicerane në total për dy çështje disiplinore, ndërsa me po kaq është gjobitur edhe Kroacia. FFK-ja me 30 mijë franga, ndërsa të tjerët me shuma më të vogla sesa kaq.

Të gjitha procedimet ndaj këtyre federatave kanë ardhur si pasojë e incidenteve diskriminuese dhe sjelljeve josportive nga tifozët, përfshi kore homofobike në disa raste.

Ndryshe nga të tjerët, Irani është gjobitur me 45 mijë franga zvicerane, për shkak të manifestimeve fetare gjatë një ndeshjeje (gjatë manifestimit të Ashurës). Palët e prekura janë njoftuar mbi këtë vendim.

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor. Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim.

Paraardhëse

Berisha: Rama, skllav i Beogradit. Problemi i sotëm, kanabisi

Pasardhëse

Dhuna, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin dhe Skëndërbeun

Pasardhëse

Dhuna, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin dhe Skëndërbeun

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.