• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Festat e fundvitit, shqiptarët kërkesa për t’i kaluar jashtë

3 December, 2016
në Ekonomi
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur ndezja e qirinjve dhe fishekzjarreve të ndriçojë ndërrimin e viteve në sheshet kryesore të qyteteve tona, shumë shqiptarë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt kryeqyteteve të tjera plot drita që shënojnë spektakël.

Nga viti në vit  në Europë apo edhe më larg, njerëzit nisin dhe planifikojnë pushimet e festave të fundvitit shumë kohë më parë, në Shqipëri as që bëhet fjalë se mund të ndodhë kjo gjë. E kjo nuk lidhet me maninë që kanë të huajt për të përfituar nga ato që njihen si paketat ekonomike të minutës apo sekondës së fundit, por me të “kujtuarit”. Drejtuesit e agjencisë ATHS thonë se gjithnjë e më shumë, kjo tendencë po vihet re te shqiptarët që kërkojnë të kalojnë pushimet jashtë. Ata e lidhin më shumë këtë me mungesën e kulturës për të planifikuar në kohë sesa me synimin për të përfituar nga ofertat më ekonomike.

Agjencitë kryesore turistike në vend, konfirmojnë rritjen e kërkesës për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit ndërsa na njohin edhe me destinacionet e preferuara dhe disa prej ofertave të tyre. Agjencitë janë organizuar të sigurojnë paketa sa më të lira, duke bërë zgjedhje që ulin kostot e transportit. Për fluturime po zgjidhen gjithnjë e më shumë aeroportet e shteteve fqinje në Ballkan, destinacione të arritshme me autobus, apo automjetet private.

Vihet re po ashtu prirja për destinacione të afërta. Mali i Zi, Maqedonia janë destinacione të preferuara si për Krishtlindje dhe fundvit. Ato preferohen nga familjarët, të cilët mbërrijnë në hotelet e prenotuara me mjetet e tyre të udhëtimit.

Një mënyrë tjetër për të shijuar festat e fundivitit është organizimi i udhëtimeve në grup, që padyshim ka edhe kosto më të ulët. Paketat përfshijnë disa qytete, udhëtimi nuk është luksoz pasi në të shumtën e rasteve bëhet me autobus, por mund të vizitohen disa qytete e të qëndrohet disa ditë në Romë apo Paris për 400-500 euro.

Disa agjenci raportojnë rritje të kërkesës për pushime në vendet arabe. Dubai, Abu Dhabi, mund të vizitohen këtë fundvit për 900 euro dhe pushimet njëjavore atje mund të shfrytëzohen për shëtitje në safari, trajtime estetike dhe gjithë sharmin që ofron një vend i ngrohtë dhe i pasur.

Krishtlindjet në Barcelonë, për 7 ditë ofrohet për 359 euro. Krishtlindjet në Vjenë dhe Budapest, 5 Ditë ofrohen për 199 euro. Krishtlindjet në Paris për 7 ditë qëndrimi ofrohen për 349 euro.
Ndërsa më lirë janë destinacionet në vendet fqinje. Krishtlindjet në Dubrovnik, për 3 ditë qëndrimi ofrohen për 69 euro. Krishtlindjet në Kolashin, 3 ditë blihen për 62 – 169 euro, ndërsa në Strugë, 3 ditë ofrohen për 39 euro.

Paraardhëse

Lamtumirë koleg! Ndahet nga jeta Andrea Stefani

Pasardhëse

Rama: Stefani, një patriot i mirë e gazetar i pakompromistë

Pasardhëse

Rama: Stefani, një patriot i mirë e gazetar i pakompromistë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.