• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Festa olimpike në “Air Albania”, Rama: Nga këtu do të dalin kampionët që do të krenojnë Shqipërinë

10 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Festa olimpike është ngjarja sportive e vitit që mblodhi sot mijëra të rinj e të reja, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, ku performuan me gjithë talentin dhe energjinë rinore 700 ekipe sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria.

I pranishëm në përurimin e prezantimit të 700 ekipeve sportive nga të gjitha shkollat e vendit, ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili inkurajoi të rinjtë të kthejnë sportin në stilin e tyre të jetesës, për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Në fjalën e tij në stadiumin “Air Albania”, Rama tha se në këtë këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbarë kombin shqiptar

“Sot fjala më e bukur që mund të thuhet është fjala Shqipëri. Prandaj nga këtu e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë, “Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri”. Në këtë lëvizje të madhe që Shqipëria sapo ka nisur me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin dhe ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit por mbrarë kombin shqiptar. Por, ndërkohë për të gjithë të tjerët, kjo është një lëvizje për shëndetin. Kjo është një lëvizje për mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë. Kjo është një lëvizje për të kaluar së bashku orët e lira, duke u argërtuar, duke u shoqërizuar, duke garuar me njëri-tjetrin dhe në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore!”, tha kryeministri.

Më shumë se 10,000 vajza dhe djem, të cilët aktualisht ndjekin studimet në shkollat 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete do të përfitojnë direkt nga ky projekt.

Gjithashtu, janë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbollit, për të dyja gjinitë dhe nga muaji janar 2023 ky projekt do të shtrihet dhe në ekipet sportive në basketboll dhe volejboll të institucioneve të arsimit të lartë.

Aktiviteti është organizuar nga KOKSH në kuadrin e Projektit “Ekipet sportive në Shkolla”, të financuar nga qeveria për nxitjen dhe masivizimin e sportit tek të rinjtë, me qëllim promovimin e kulturës sportive për një jetë aktive, të shëndetshme, bazuar në parimet olimpike.

Paraardhëse

Banorët e fshatit në Bulqizë me hunj në duar: S’ka ujë për Maqellarën pa u marrë vesh me ne

Pasardhëse

Paralajmërimi i Edvin Kullurit: Shumë shpejt Britania do të shpallë “non grata” persona të tjerë në vendin tonë

Pasardhëse

Paralajmërimi i Edvin Kullurit: Shumë shpejt Britania do të shpallë “non grata” persona të tjerë në vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.