• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fëmijët e fshatit Konjat në Lushnje, “shkollë nate” në Dushk

27 December, 2016
në Aktualitet
0
120
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nxënësit e fillores të fshatit Konjat në Lushnje bëjnë “shkollë nate” në Dushk. Ata fillojnë mësimin rreth orës 13.00 dhe dalin nga shkolla rreth orës 18.00. Më pas, për 45 minuta përshkojnë një distancë prej dy kilometrash për të mbërritur në fshat, ku rruga është e pashtruar dhe një pjesë e saj kalon afër varrezave. Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare mbërritën disa ankesa nga nxënës dhe prindër të fshatit Konjat.
Gazetarët e Fiksit shkuan një pasdite në shkollën e fshatit Dushk në Lushnje. “Fëmijët dalin nga shkolla natën, kalojnë rrugën në errësirë. Rruga është e prishur. Ata kanë frikë. Kërkojmë të rindërtohet shkolla e vjetër, ose të na paguajnë një makinë. Fshati Konjat është dy kilometra larg nga shkolla” thotë njëri prej prindërve, teksa pret afër portës së shkollës.
Pas disa çastesh, fëmijët dalin nga shkolla, megjithëse nata kishte filluar të binte. Disa prej tyre pohojnë për Fiksin se “kemi shumë frikë kur shkojmë në shtëpi, rruga është errësirë”.
Për të faktuar pretendimet e prindërve apo të vetë nxënësve, ekipi i Fiks Fare shoqëroi në këmbë fëmijët e fshatit Konjat, nga shkolla në Dushk drejt qendrës së fshatit. Nxënës dhe prindër nisen drejt Konjatit, teksa fillimisht ata kalojnë në disa rrugë pjesërisht të shtruara me kalldrëm. Disa prindër u dalin para fëmijëve për t’i shoqëruar natën. Pas 15 minutash ecje, fëmijët thonë se këtu fillon edhe pjesa më e vështirë, pasi banesat e fshatit Dushk Fshat fillojnë të rrallohen dhe i drejtohemi fshatit Konjat.
Për të shkuar në këtë fshat është një rrugë në ngjitje, e pandriçuar, madje afër saj janë edhe disa varreza. “Kemi frikë se mos na dal ndonjë fantazmë” thonë fëmijët, ndërsa dita që i shoqëruam ka qenë më me “fat”, për shkak se, përveç ekipit të Fiksit, kishte edhe disa prindër, apo gjyshër.
Pas 45 minutash ecje në këmbë, 25 fëmijët mbërrijnë në qendër të fshatit Konjat, mes të lehurave të qenve. Ata kërkojnë nga shteti që t’u vërë në dispozicion një furgon për transport, ose t’i kalojnë për mësim paradite.
Ndërkohë, Fiks Fare pyeti edhe nëndrejtorin e shkollës Dushk, i cili tha se nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, bëjnë mësim pasdite. Ai tha se kështu ka qenë gjatë gjithë kohës, ndërsa shpjegoi oraret e klasave nga e para deri në të katërt, që thotë se janë 10 klasa. Pyetjes se përse nuk mund të bëhet një kalim i nxënësve të fillores paradite, nëndrejtori na thotë që nuk mundet, pasi kështu ka qenë gjithmonë.
Paraardhëse

Bankers, dhe rrugëzgjidhjet populiste që vrasin!

Pasardhëse

Nis zbardhja e Vettingut, Gjykata Kushtetuese rimblidhet të enjten

Pasardhëse

Nis zbardhja e Vettingut, Gjykata Kushtetuese rimblidhet të enjten

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.