• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatmir Xhafaj nxjerr prapaskenat nga selia rozë dhe zbulon si është marrëdhënia e tij me kryeministrin Rama

6 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
437
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri Fatmir Xhafaj në një intervistë të dhënë sëfundmi ka folur për rezultatin e tij të bindshëm në zgjedhjet e 25 prillit, ku garoi i 23-ti në listën e PS-së në Tiranë.

I pyetur nëse ka qejfmbetje me kryeministrin Rama që e renditi në këtë numër, Xhafaj u shpreh se tashmë kjo është një histori e kaluar.

“Janë bërë shumë diskutime rreth këtij fakti dhe kam dëgjuar lloj-lloj opinionesh e hamendësimesh. Një pjesë pa baza dhe një pjesë tjetër të motivuara nga dëshira për gjetur arsyet e kësaj vendimmarrje realisht jo fort të argumentuar. Tashmë kjo është një gjë e kapërcyer dhe nuk mund të mbetem peng i numrit në listë. Është momenti për të parë përpara, për t’u përballur me sfidat e forta që ka shoqëria shqiptare dhe vetë mazhoranca aktuale me mandatin e ri.

Edi Ramën do të gjej mundësinë ta falënderoj për arsyen se duke më vendosur të 23 në listë ai më dha një shans të mirë për të testuar forcën time elektorale, besueshmërinë e socialistëve dhe qytetarëve të Tiranës tek vlerat dhe puna ime shumë vjeçare. Kjo betejë më dha gjithashtu mundësinë t’ju jap një përgjigje qytetare të gjithë atyre që brenda e jashtë politikës, brenda apo jashtë PS-së, të udhëhequr nga ligësia apo hakmarrja për reformën në drejtësi dhe për çfarë mundëm të bënim me Policinë e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit të Brendshëm, nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe gur pa lëvizur për të më dëmtuar personalisht e për të cenuar imazhin tim. Përgjigje më të mirë se vota e 25 prillit nuk mund të kishte për gjithsecilin.”, tha Xhafaj për Tema.

Diskutimi:

Pyetja: Si e mendon tani marrëdhënien me Kryeministrin?

Xhafaj: Një marrëdhënie normale, pune dhe bashkëpunimi për sfidat e përbashkëta. Unë kam marrë një mandat si përfaqësues i PS dhe jam pjesë e grupit të saj parlamentar kurse Edi Rama është kryetari i PS dhe ka marrë besimin e zgjedhësve për një mandat të ri qeverisës si Kryeministër i vendit. Jemi pjesë e së njëjtës familje politike dhe shërbejmë për të njëjtin program politik. Besoj fort se ai do ta vlerësojë drejt peshën dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme që jep ky besim i ri për mandatin e tretë qeverisës. Fjalimi i tij para grupit parlamentar e shprehte këtë gjë. Në vlerësimin tim, Edi Rama ka përpara sfida të forta personale me këtë mandat që mendoj se do të lerë gjurmë përcaktuese në fatin e tij politik, por para së gjithash tek PS për dekadat e ardhshme. E ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot. Kjo kërkon parasëgjithash një sjellje modeste me pushtetin që zotëron dhe përunjësi reale para qytetarëve. Gjithashtu kërkon forcë reflektimi dhe përgjegjësie për të ndërtuar ekipe politike qeverisëse sa më të afta në të gjitha nivelet, me individë përfaqësues, kryesorja të pakorruptuar e me integritet individual si kusht për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme që ngjall shpresë e besim te qytetarët për të ardhmen e tyre.

Paraardhëse

Idajet Beqiri flet hapur dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Mbështet propozimin Nishanit për vetting

Pasardhëse

Astrologia e njohur ‘zbërthen’ Tea Trifonin dhe parashikon kush do të jetë i dashuri i saj i ri

Pasardhëse

Astrologia e njohur ‘zbërthen’ Tea Trifonin dhe parashikon kush do të jetë i dashuri i saj i ri

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.