• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatmir Xhafaj ngre zërin për Hartën Gjyqësore: Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta të vish në këtë sallë

13 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet mbi hartën e re gjyqësore, që ka sjellë bojkotin e avokatëve në mbarë vendin, nuk i kurseu rezervat e tij.

Deputeti i PS-së theksoi se përgjatë gati 3 orëve diskutime në këtë komision duhet të kesh stomak dhe nerva të forta, pasi palët nuk po gjejnë dakordësi. Teksa mbështeti avokatët për faktin se ngrinin zërin sa i takon hartës së re gjyqësore, theksoi se bojkoti nuk ishte herezi, por po mbajnë një pozicion ekstrem.

“Duhet të kesh stomak dhe nerva shumë të forta që pas shumë diskimesh dhe fryme konstruktive mes nesh, për atë arsye që jemi mbledhur. Dua të them vazhdimit dhe nga institucionet e pavarura, përpiqen që këto problematika që janë t’ia veshin procesit të reformës në drejtësi. Nuk ka një proces perfekt, dhe as ligje perfekte. Ama sot jemi 5-6 vite nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese, 3 vite nga fillimi i punës së institucioneve të reja. Është rruga e duhur. Nëse ka dikush kontestime për përmbajtjen e ligjeve të reformës, ky është vendi. Kemi kaluar 3 vite rezoluta, kemi bërë 3 ndryshime ligje në këto 3 vite, dhe rrotullohemi te disa favore, por nuk kontestohet thelbi i gjësë. Çështjes që lidhen me përgjegjshmëri politike në këtë proces, menaxhimin e këtij procesi, me aftësinë tonë për t’u përballur me vështirësitë e krijuara për të gjetur zgjidhje, s’duhet t’i kalojmë si probleme të reformës, por t’i shohim si përgjegjësi për t’i dhënë zgjidhje. Këtë e kam për kolegët përballë por dhe për kolegët e mi, dhe në mënyrë të veçante për institucionet e drejtësisë. Është domosdoshmëri ndryshimi i hartës gjyqësore.

Askush se bë në diskutim këtë. Më shqetëson shumë personalisht, kohëzgjatja e madhe. Kjo mund të mos shkojë në raport me angazhimet e tyre, por nuk është aq e rëndësishme se para thelbit. Ajo që shoh është mungesa e një procesi bindës. Ajo punë e jashtëzakonshme që është bërë, nuk është mirëmenaxhuar në një proces të hapur dhe transparent me grupet e interesit dhe me institucionet e tjera me rëndësi, si avokatia. Të jemi të kujdesshëm të gjithë me avokatinë. Jo vetëm që janë pjesë e sistemit avokatët, por kanë dhënë kontribut në këtë sistem të drejtësisë. Ajo që është më rëndësi, po mbajnë një barrë të jashtëzakonshme në këto kushte të sistemit. Duhet t’i vlerësojmë. E vlerësoj qëndrimin e avokatëve, ngrenë zërin e tyre. Nuk ka herezi. Personalisht nuk jam shumë dakord me pozicionin ekstrem të tyre. S’do duhet të ishte ky pozicion i tyre ekstrem. Do të duhet të kishim bërë një qasje tjetër. Duhet të bëjmë dhe një marrëveshje fjale këtu. Hartimi i hartës është përgjegjësi e Këshillit. Edhe zonja kryetare, edhe ata që janë me të, nëse s’do të ishte reforma në drejtësi, do të ishin në grevë me avokatët. Ata sot marrin barrë të tilla siç është kjo. Është reforma në drejtësi që i ka bërë ata të pavarur. Pavarësia duhet të jetë e njëkohshme. Unë dua të bëj dhe një marrëveshje për një gjë tjetër. Ky nuk është proces teknik. Më vjen keq dhe me kolegët e mi, dhe nga përfaqësues këtu, ky është një proces që bëhet në sistem. Ka të bëjë me funksionimin, aksesi. S’janë zgjidhje teknike. Qëllimi është politik shtetërore, që iu është deleguar nga ligjvënësi. S’kemi arsye mos ta themi, është politikë për qytetarin dhe me qytetarin. Nuk fshihemi pas kësaj. Ky është proces politik, një nga politikat më të rëndësishme në sistem. Të flasim sa të shkojmë te zgjidhja. Kjo s’do të thotë se duhet të biem në kurthin e zgjidhjeve. Do i kërkoja dhe kolegëve të krahut tjetër dhe ne këtej, të jemi të pavarur me sistemin kur diskutojmë çështjes të tjera që mos të biem në kurthin politik. Ligji ka vënë detyrimin, por s’ka thënë se sa dhe se si duhet të jetë organizimi. Ligji s’ka thënë se duhet të jenë 15 gjykata apo një, por se si duhet ta organizosh Gjykatën e Apelit. Një çështjes e tillë mund të shkojë dhe në Strasburg. Për ta mbyllur, kjo nuk është një proces laboratorik.”, tha Xhafaj.

Paraardhëse

Revoltohet Spartak Ngjela dhe bën deklaratën e fortë për Ramën: Kryeministër antishqiptar

Pasardhëse

Raporti i “Doing Business” për Shqipërinë, deputetja e PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

Pasardhëse

Raporti i “Doing Business” për Shqipërinë, deputetja e PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.