• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Fatet e sezonit për Tiranën kalojnë nga Laçi, Partizani-Teuta duel për kreun e Superiores

20 March, 2021
në Sport
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dielën do të luhen ndeshjet e xhiros së 25-të të Kategorisë Superiore, ku pritet të ketë një diferencim të grupeve të skuadrave që rivalizojnë për titull dhe atyre që do të kenë objektiv kualifikimin në Europa League, domethënë ato pozicione të renditjes që të sigurojnë pjesëmarrje në Europë. Rivaliteti është shumë i fortë dhe këtë e tregon edhe fakti se diferenca mes kryesuesve (Laçit me 44 pikë) dhe tre ndjekësve të tij (Partizanit, Vllaznisë dhe Teutës me 42 pikë) është vetëm 2 pikë dhe kjo tregon se rivaliteti për titull do të jetë i fortë deri në fund. Gjithsesi, në kuadër të xhiros së radhës, ka dy duele direkt që mund të ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të skuadrave. Kështu, Partizani dhe Teuta do të përplasen kokë më kokë këtë fundjavë, kurse Laçi do të presë Tiranën, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për kurbinasit.

Një fitore me bardheblutë mund t’i jepte skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro shansin të udhëheqë e vetme e të bëjë një hap përpara drejt titullit. Mbetet të shihet çfarë rezultati do të prodhojnë këto takime, por shanset janë që njëra, ose Teuta ose Partizani, të marrë të dielën kryesimin, por që të ndodhë kjo duhet ë Tirana ta mposhtë Laçin në fushën e kurbinasve, gjë që është e vështirë të ndodhë përballë një Laçi entuziast e të përkushtuar për të bërë surprizën e madhe në kampionat.

Pas derbit të humbur ndaj Partizanit, bardheblutë kërkojnë të rikthehen tek suksesi në Superiore, diçka që Tiranës do t’i duhet ta bëjë ndaj Laçit, që krahas ecurisë tepër pozitive në kampionat vjen në këtë ndeshje tepër e motivuar pasi ka arritur të sigurojë edhe kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Suksesi i fundit në kampionat ndaj Skënderbeut erdhi në momentin e duhur për kurbinasit të cilët falë edhe gabimeve të rivalëve, ia dolën t’i parakalonin në renditje, teksa tashmë Laçi udhëheq kreun me një diferencë të vogël prej 2 pikësh nga vendi i dytë.

Për bardheblutë opsioni i vetëm është fitorja,teksa statistikat ne transfertë kundër Laçit, e shohin Tiranën më të favorizuar, teksa në 5 duelet e fundit ka fituar 3 prej tyre dhe është mposhtur 2 herë. Bardheblutë janë jashtë Kupës dhe rruga e vetme për të shpëtuar një sezon për të mos u konsideruar i dështuar, duhet të sigurojë një vend në Europë rruga e vetme tashmë është ajo përmes kampionatit. Përtej dëshirës që mund të ketë skuadra e Shehit, ajo në Laç për formën që po tregon kundërshtari nuk do të jetë aspak një sfidë e thjeshtë e që ndoshta kryeqytetasit duhet të shpresojnë të kenë edhe fatin me vete.

Te Partizani eliminimi nga Kupa i përket së shkuarës, tashmë të kuqtë mund të fokusohen maksimalisht vetëm në kampionat. Janë ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe titulli është një realitet i prekshëm. Realitet që e kërkon edhe Teuta që të dielën do të sfidojë të kuqtë. Bregdetarët tashmë duhet të tregojnë muskujt sepse barazimet nuk shërbejnë më, pavarësisht se gabimet e pakta që bëjnë në kampionat po e mbajnë skuadrën e Martinit pranë kreut, nevojitet hapi cilësor.

Vetëm dy humbje për Teutën në 5 transfertat fundit dhe vetëm 4 gola të pësuar. Mban vendin e dytë në renditje përsa i takon pikëve të grumbulluara në transfertë. Teuta ka grumbulluar 21 pikë jashtë “Niko Dovanës”. Përballjet mes këtyre dy klubeve kanë prodhuar në të shumtën e rasteve futboll cilësor, teksa tashmë për objektivat që kanë, ndoshta mund të tregohen dhe pak pragmatist. Partizani vjen në këtë duel me kënaqësinë që mori pas triumfit në derbi dhe mërzitjes për eliminimin nga Kupa, ilaç i kësaj të fundit do të ishte një sukses ndaj bluve, ndërkohë për Teutën ka ardhur momenti të lërë pas barazimet dhe të tregojë forcën e vërtetë.

Paraardhëse

Ministria e Shëndetësisë merr vendim, ndeshja me Anglinë luhet pa tifozë

Pasardhëse

Pasoja të rënda, ja çfarë i ndodh organizmit nëse flini më pak se shtatë orë gjumë

Pasardhëse

Pasoja të rënda, ja çfarë i ndodh organizmit nëse flini më pak se shtatë orë gjumë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.