• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatbardh Kadilli: Berisha po mban peng partinë përballë raporteve me SHBA, PD sot është më keq se kurrë

11 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli reagoi dje në lidhje me dorëheqjen e 51 drejtuesve të PD-së në Korçë.

Sipas tij, Partia Demokratike ndodhet në gjendjen më të keqe që nga krijimi i saj dhe fajin për këtë e kanë vetëm Lulzim Basha dhe ish-kreu i PS Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Kadilli është shprehur se Berisha po mban peng partinë për ta përdorur në përballjen që ka me SHBA.

Ndër të tjera ai tha se, Berisha nuk ka se çfarë t’i japë më kësaj partia, madje duke ndikuar tek Basha po sjell më shumë efekte negative dhe po pengon reformimin e partisë.

“Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re. Jemi më keq se çdo herë tjetër. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq”, – është shprehur ai.

Kadilli nuk ka kursyer as akuzat ndaj kreut aktual të PD, Lulzim Basha. Sipas tij, Basha ka dështuar në 8 vite si kryetar i PD sepse e ka kthyer partinë për interesa personale dhe përpiqet vetëm që të mos humbas karrigen si drejtues. Kadilli thotë se ajo çka po ndodh në selinë e PD në Korçë ka ardhur vetëm për shkak të paaftësisë së Bashës.

“Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk është e vetme. Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë”, – deklaroi ai.

Sipas Kadaillit, Basha ka hedhur poshtë qëllimin e vërtetë të PD dhe mban shpresa tek bashkëqeverisja. “Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj”, – tha ai.

Paraardhëse

Messi tregon si është të luash me Mbappe dhe Neymar

Pasardhëse

Adri Nurellari: Sjellja kokëforte e Berishës ka pasoja, betejën me SHBA ta bëjë jashtë Parlamentit, po krijon kosto për PD

Pasardhëse

Adri Nurellari: Sjellja kokëforte e Berishës ka pasoja, betejën me SHBA ta bëjë jashtë Parlamentit, po krijon kosto për PD

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.