• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Familjet në nevojë, Veliaj: Askush s’duhet të ngryset pa një vakt

19 February, 2016
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës do të lidhë një marrëveshje me të gjitha supermarketet e qytetit për t’ua shpërndarë familjeve në nevojë produktet pak muaj para skadencës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një takim të zhvilluar në Pezë me kryepleqtë e fshatrave që i janë bashkuar kryeqytetit me reformën e re territoriale, tha se kjo nismë do t’i paraqitet së shpejti Këshillit Bashkiak.

“Në Këshillin Bashkiak do të paraqesim shumë shpejt një nismë, në mënyrë që supermarketet të mos i hedhin ushqimet që kanë afat skadence në muajin e ardhshëm, por ato t’u kalojnë familjeve në nevojë”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, në një qytet si Tirana askush s’duhet të ngryset pa një vakt.

veliaj ne peze po“Asnjë supermarket nuk duhet të hedhë poshtë ushqime, të paktën një muaj para skadencës. Është e panevojshme që supermarketet të paguajnë dikë për të groposur ushqimet, ndërkohë që pjesën e pashitur mund ta konsumojnë brenda afatit të skadencës nevojtarët e familjarët që s’kanë mundësi dhe që sot e kanë të nevojshme ndihmën e bashkisë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi nga të gjithë kryepleqtë që të përgatisin një listë me personat në nevojë, duke vendosur prioritet familjet me shumë fëmijë. Po ashtu, Veliaj kërkoi nga kryepleqtë që të hartojnë një inventar të të gjitha nevojave të zonës.

“Ne po i bëjmë një ristrukturim mënyrës se si funksionon bashkia, për t’u siguruar që kemi një lidhje në nivel kapilar me çdo qytetar të Tiranës. Për qytetin e Tiranës ne kemi një sistem të ndërlidhësve. Me të njëjtën logjikë, e kemi edhe në fshat. Çdo familje në fshat ka kryeplakun e fshatit, i cili lidhet direkt me administratorin, kurse administratori me kryetarin e Bashkisë”, tha Veliaj. Sipas tij, në këtë mënyrë bashkia i kryen më mirë detyrat e saj kur diskutohet buxheti, investimet apo edhe rastet e menaxhimit të fatkeqësive, siç janë emergjencat me reshjet e mëdha të shiut.

Në këtë takim, kryetari i Bashkisë së Tiranës preku dhe kompetencat e kryepleqve duke kërkuar rritjen e rolit të tyre në komunitet dhe koordinimin me administratorët apo me strukturat e bashkisë për të gjitha çështjet që kërkojnë një zgjidhje apo që u shërbejnë banorëve të zonës.

Paraardhëse

Papa Françesku: Të ndërtosh mure si Trumpi nuk është një veprim i krishterë

Pasardhëse

Qeveria paralajmëron Nishanin: Mos bëj lojëra politike, mund të shkarkohesh

Pasardhëse

Qeveria paralajmëron Nishanin: Mos bëj lojëra politike, mund të shkarkohesh

Diskutime rreth kësaj post



Lajme

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

Nga lajme10
17 February, 2026
0

Policia ka ndaluar ditën e sotme një grua në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria....

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

17 February, 2026
Screenshot

Sara Hoxha harron Ledionin, kapet mat me Erion Gina ne aeroport

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.