• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Familja e avokatit të arrestuar për korrupsion reagon ashpër ndaj emisionit “STOP”: Ju po mbroni familjen e të dënuarit dhe po sulmoni një avokat

4 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Familjarë të avokatit Lavdosh Shehu kanë reaguar ndaj një kronike të transmetuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan dy ditë më parë.

Shehu është arrestuar pas një denoncimi në këtë emision, me akuzën se ka marrë rreth 5 mijë euro nga nëna e një të dënuari në Itali, në mënyrë që të ndërhyjë për ta ekstraduar drejt vendit tonë.

Por familjarë të avokatit kanë kritika për videon e transmetuar nga “Stop”, për mënyrën si janë prerë pjesë të filmimeve, pse janë transmetuar vetëm disa fragmente duke lënë jashtë disa të tjera.

“I nderuar zoti drejtues i emisionit, si familjar të zotit Lavdosh Shehu po ju vëmë në dijeni se me qëndrmin tuaj në emission keni krijuar një situatë shumë të vështirë në familjen tonë, duke rënduar gjendjen shëndetësore të dy prindërve të moshuar dhe të sëmurë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

“Të pavërtetat e një emisioni investigativ

Emisioni “Stop” në TV Klan, transmetoi në datën 1.11.2021 një regjistrim të bërë muaj më parë dhe të përdorur nga SPAK, për të arrestuar një avokat në Tiranë.

Nisur nga pohimi i sinqertë i drejtuesit të emisionit, filmimet ishin qethur me gërshërën e prokurorisë. (Kam biseduar me prokurorin çfarë duhet të transmetojë tha drejtuesi i emisionit). Deri tani kishim menduar se merrte leje te Tv Klan dhe Frangaj se çfarë duhet transmetuar, por jo, konsultohem me SPAK tha gazetari.

Meqë montazhin e videos e ka bërë prokuroria, sikurse thoni ju, ne si familjarë të avokatit Lavdosh Shehu kemi disa pyetje për ju si prezantues të emisionit invenstigativ të prokurorisë (jo të TV Klan !!!):

1.Si e spjegon zoti drejtues i emisionit që në prezantimin tuaj shpreheni se qytetari që ka kontraktuar shërbimin e avokatit qenka dënuar për një sherr apo grindje në Itali, kur prokuroria që të ka dhënë lejen për transmetim thotë është dënuar me 39 vite 11 muaj e 18 ditë, për 6 vepra penale të rënda të cilat nqse nuk i dini, po jua listojmë sipas përshkrimit në vendimin nr 86, datë 21.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë?

Veprat penale për të cilat shtetasi F.H që ju e merrni në mbrojtje në diskursin tuaj janë:

a. Vrasje

b. Zhdukje e kufomës

c. Rrëmbim personi

d. Armëmbajtje pa leje

e. Përdorim, mbajtje dhe prodhim i dokumenteve të falsifikuara

f. Prodhim, mbajtje dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope

2. Ky ishte sherri banal që kishte bërë në Itali i dënuari F.H? Do ishim shumë të qetë nqse vërtetë jeni i pa informuar për këto vepra penale.

3. Si mund të merrni ju anën e të dënuarit dhe të sulmoni kaq ashpër një avokat që në fund të fundit edhe nqse mund të ketë gabuar, prapë është në anën e ligjit?

4. Si kam mundësi që ju mbroni (me apo pa të drejtë) familjen e të dënuarit dhe nuk ju bën përshtypje që po dëmtoni famijen e një avokati?

5. Pse në transmetimin tuaj nuk evidentoni faktin që ju e keni filmuar, që avokati ka marrë 5000 euro nga klienti dhe për këtë shumë ka prerë faturë tatimore që në atë kohë?

6. Si harruat ju të përmendni faktin që nënës së klientin ju kthyen 900 euro kur ajo u ankua se ishte në gjendje jo të mirë ekonomike? (Shpresojmë që këto prerje të mos jenë bërë nga prokuroria, pasi kjo e fundit i ka zbardhur në vendimin e datës 22.10.2021).

7. A thua nuk jeni në dijeni ju të faktit që i dënuari në Itali, shtetasi FH, është transferuar në muajin Korrik 2021 dhe po e kryen dënimin në Shqipëri? Apo edhe për këtë ju tha prokurori ta deformoni si fakt? (ne nuk e besojmë).

8. I nderuar zoti drejtues i emisionit, si familjar të zotit Lavdosh Shehu po ju vëmë në dijeni se me qëndrmin tuaj në emission keni krijuar një situatë shumë të vështirë në familjen tonë, duke rënduar gjendjen shëndetësore të dy prindërve të moshuar dhe të sëmurë.

9. Si familje e një avokati, ne kemi besim te drejtësia dhe do të presim që e vërteta të zbardhet. Deri atëherë, për ju, po lemë të veprojë drejtësia hyjnore, e cila ndoshta vonon, por nuk harron.”-shkruan ai.

Paraardhëse

Ai apo Semi, kush e meriton fitoren sipas Donaldit? Banori i “Big Brother VIP” jep përgjigjen e habitshme

Pasardhëse

Takimi në Beograd, Rama zbardh detaje: Ja cili është thelbi i “Open Balkan”

Pasardhëse

Takimi në Beograd, Rama zbardh detaje: Ja cili është thelbi i “Open Balkan”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.