• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë hap dyert për studentët, oferta akademike

26 May, 2017
në Aktualitet
0
Sot zgjedhjet
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I krijuar që në vitin 1951, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, ka qenë dhe është një ndër institucionet më të rëndësishme të Arsimit të Lartë në vend.

Mbart një histori më vete përsa i përket kontributit, jo vetëm për nga veprimtaritë e shumta, që nga organizimi i konferencave shkencore dhe pjesëmarrja në tubime shkencore kombëtare, rajonale e ndërkombëtare, por edhe për punimet shkencore e të teksteve për shkollën e lartë, të mesme dhe 9-vjeçare.

Profesorati i këtij fakulteti ka dhënë një ndihmesë të dukshme edhe për ngritjen dhe funksionimin e fakulteteve të Universiteteve të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë dhe Universitetin e Prishtinës.

Gjithashtu ky fakultet mbetet institucioni më i rëndësishëm i vendit për përgatitjen e mësuesve dhe kualifikimin e studiuesve.

Nuk mund të mos përmendet që nga degët e këtij fakulteti, janë përgatitur edhe kontingjenti  për institucionet kërkimore-shkencore sikurse edhe për institucionet e tjera kulturore të vendit, si ATSH-ja, Radioja e Televizioni, institutet e Akademisë së Shkencave dhe më vonë universitetet në rrethe, shtëpitë botuese etj.

E sot në një aktivitet tejet të veçantë, ky Fakultet i përbërë nga 6 departamente, ka prezantuar ofertën akademike për maturantët të cilët janë përballë zgjedhjes së tyre për të vazhduar studimet e larta

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka organizuar sot ditën e hapur me qëllim prezantimin dhe informimin e gjimnazistëve mbi programet akademike.

Një sërë broshurash me informacione të ndryshme u janë shpërndarë maturantëve në eventin “Open Day” 2017, ndërsa atyre u është dhënë edhe mundësia të vizitojnë ambientet e fakultetit dhe të diskutojnë me pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Dekania e këtij fakulteti, Valentina Duka është shprehur se ky është një aktivitet për ti sensibilizuar maturantët që të jenë pjesë e Universitetit të Tiranës, Universitetit më të madh dhe më të rëndësishëm të Shqipërisë.

Duka u bëri një ftesë atyre që të bëhen pjesë e këtij Fakulteti që është Qendra e Studimeve Albanologjike në të gjithë degët që ai ofron.

Me një staf akademik të kualifikuar e të përkushtuar për përgatitjen e studentëve , Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë mbetet një mundësi e artë për të gjithë ata që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat. /a.g/

Paraardhëse

Basha sulmon partinë e djathtë, kërkon ndryshim të siglës

Pasardhëse

Basha po përballet me gënjeshtrat që prodhoi çadra

Pasardhëse

Basha po përballet me gënjeshtrat që prodhoi çadra

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.