• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Faktet që lidhin Elisa Spiropalin me inceneratorët

29 September, 2023
në Kryesore, Politikë
0
156
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fakti se Elisa Spiropali kishte lidhje me inceneratorët dhe njerëzit e aferës së shekullit. Ministrja e Edi Ramës e mohoi, sulmoi ish-kryeministrin, u bë debat politik, por faji mbeti jetim.

Lind pyetja: A ka lidhje vërtetë Elisa Spiropali nëpërmjet familjarëve të saj me njerëzit e inceneratorëve?

Le t’i marrim me radhë.

Sipas këtij dokumenti, i cili është pjesë e dosjes hetimore të SPAK-ut, bashkëshorti i Elisa Spiropalit është zoti Salarjon Tota, i cili figuron ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellësit të Fierit, Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.

Ai ka pasur këshilltar ligjor nga data 14 janar 2013 deri në gusht të 2014-ës, për gati 20 muaj shtetasin Klodian Zoto.

Si lidhet? Mjafton ky dokument për të akuzuar Elisën që është e lidhur apo nuk është e lidhur me inceneratorët?!

Fakti është që bashkëshorti i saj ka pasur këshilltar Klodian Zoton dhe çfarë ndodh?

Është pikërisht ujësjellësi i Bashkisë së Fierit që i jep një kompanie, ku është bashkëpunëtor dhe aksioner edhe vetë Klodian Zoto, një tender prej miliona eurosh, që ka të bëjë me matësit e ujit të pijshëm për Bashkinë e Fierit, gjatë kohës që drejtor ka qenë sërish Salarjoni.

Sipas të dhënave të publikuara edhe nga CNA, rezulton se shoqëria “Teo Alb”, e regjistruar në gusht të vitit 2010, në pronësi të kompanisë “TEOTEC Telecomunication”, ku është bashkaksionere kompania “Sportel”, ku ka qenë administrator Klodian Zoto dhe aksioner është gjithashtu kompania “FMO”, e themeluar po nga Klodian Zoto.

Pra, Salarjon Tota, bashkëshorti i Elisa Spiropalit, nga të dhënat zyrtare tregohet se i ka dhënë një tender prej 3.5 milionë eurosh për vendosjen e matësve, për një periudhë 5-vjeçare, kompanisë “M”. Kontrata është 391 milionë lekë. Të dhënat janë tashmë të administruara edhe nga SPAK-u.

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë pasur përfitime direkte apo indirekte nga tenderë apo prokurime të bëra në Bashkinë e Fierit.

Më tej, edhe pse CNA ka denoncuar më parë dhe faktet kanë dalë në dritë, kur Salarjoni, bashkëshorti i Elisës, ka pasur këshilltar Klodian Zoton, ne kemi gjetur edhe një të dhënë tjetër nga kompania “Teo Alb”, është e dhjetorit të 2014-ës, ku administratori Konstantinos Aloupis jep një letër reference, por këtë herë ai e jep letrën për Stela Gugalljën. Stela Gugallja është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, “trurit” të inceneratorëve.

Pra, ka një letër reference nga kompania, e cila ka fituar tenderin prej 391 milionë lekësh të rinj, përafërsisht 4 miliardë lekë, për matësit e ujit për 5 vjet në ujësjellësin e Bashkisë së Fierit, që drejtohej nga Salarjon Tota, burri i Elisa Spiropalit.

Ky i fundit kishte pasur këshilltar Klodian Zoton, i cili është themelues dhe aksioner te zinxhiri i kompanive dhe “Teo Alb” i jep letër reference Stela Gugalljës.
Këtu kemi të bëjmë me burrin e Elisës, me këshilltarin e burrit të Elisës, që është Klodian Zoto, me kompaninë që fiton matësit rreth 4 miliardë lekë të vjetër, ku sërish përfshihet Klodian Zoto dhe kjo kompani i jep një vërtetim Stela Gugalljës.
Stela Gugallja është personi që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit. Në Elbasan është nënkontraktor Klodian Zoto me ITS-në e tij sërish.

Burri i Elisa Spiropalit dhe Elisa vetë duket se kanë qenë të lidhur në të gjithë zinxhirin e njerëzve të inceneratorëve.

Ministrja nuk mund ta mohojë kurrsesi këtë lidhje, bashkëshortin e saj që ka pasur këshilltar Klodian Zoton, njerëzit dhe kompanitë e tij që përfitojnë miliona euro për matësit e ujit dhe gjithashtu daljen e Stela Gugalljës, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, “trurit” të inceneratorëve, me letër reference nga kompania që ka fituar tenderin e ujësjellësit gjatë kohës që drejtohej nga bashkëshorti i Elisa Spiropalit.

Skema është e qartë.

Njerëzit e inceneratorëve kanë qenë te ujësjellësit, kanë ndërtuar kompani, kanë qenë këshilltarë ligjorë të jashtëm, kanë marrë tenderë në institucionet ku kanë punuar, kanë fituar më pas koncesionet e inceneratorëve.

Nuk është krejt e rastësishme që në Bashkinë e Fierit pak kohë më vonë shpallet emergjenca dhe ndërtohet inceneratori i dytë në Shqipëri, i cili në fakt ende nuk ka përfunduar dhe pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dha vendimin për dënimin e Klodian Zotos, Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe bashkëpunëtorëve të tyre në korrupsion në ndërtimin e inceneratorëve të Fierit, që vjen pas skemës së matësve të ujit, ku tashmë qartë, me dokumente dhe fakte del bashkëshorti i Elisa Spiropalit me këshilltar Klodian Zoton që fiton tenderin e matësve të ujit dhe kompania fituese i jep letër reference Stela Gugalljës të inceneratorit të Elbasanit.

Skema është mjaft e qartë. Dokumentet dhe faktet i keni të detajuara./ CNA

Paraardhëse

Armand Shkullaku: Deklarata e sotme e Edi Ramës, idiotësi, më la pa fjalë

Pasardhëse

E keni besuar gabim, momenti i duhur kur duhet t’i hidhni bananet

Pasardhëse

E keni besuar gabim, momenti i duhur kur duhet t’i hidhni bananet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.