• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Faktet flasin për një realitet të trishtë”, Meta ironizon qeverinë dhe i bën thirrje qytetarëve

28 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur në lidhje me krizën energjitike dhe ka rreshtuar dështimet e kësaj qeverie në këtë drejtim.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta nuk i ka kursyer ironitë, kur tha se mënyra më e mirë për të kursyer energji, është të fiken televizorët, sa herë Rilindja del dhe gënjen [për sukseset e qeverisë.

Postimi i plotë:

“KRIZA ENERGJITIKE / QYTETARËT PAGUAJNË PËR DËSHTIMET DHE KORRUPSIONIN E RAMËS.

Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë.

Në Shqipëri, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.

Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?)

Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti.

Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papritur, të krijuar nga paaftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.

Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar.

Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MË (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive.

Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.

Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero.

Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.

Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës.

Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MË i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit.

Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij.

Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.

Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro.

Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)

Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro.

Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë.

Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qytetarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre.

Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit.”-tha Meta.

Paraardhëse

Ambasadorja Yuri Kim takim me Mesila Dodën në kryesinë e Kuvendit, zbardhen temat e diskutimit

Pasardhëse

Lëvizjet e fundit në PS, analisti zbulon “pishmanin” e vetëm të Ramës: Ja cila ishte surpriza e vetme

Pasardhëse

Lëvizjet e fundit në PS, analisti zbulon “pishmanin” e vetëm të Ramës: Ja cila ishte surpriza e vetme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.