• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Fajësimi i BE-së, shfajësim parazgjedhor

15 November, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kosova, respektivisht qeveria e saj është fajtore për ngecjen në integrimin evropian e assesi BE-ja. Kështu kanë përfaqësues të opozitës kosovare dhe analistë politik, duke iu kundërpërgjigjur presidentit Thaçi, i cili disa herë kishte hedhur barrën mbi institucionet evropiane. Kjo “lojë fjalësh” e presidentit Thaçit kishte befasuar edhe komisionarin evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han. Në vizitën e fundit në Kosovë, ai deklaroi se BE’ ja nuk ka faj, sipas tij sjellja e saj në raport me Kosovën është e njëjtë si me shtete tjera që kanë pasur situatë të njëjtë.

“U befasova kur lexova se tani BE-ja fajësohet që ju nuk keni liberalizimit të vizave”, kishte deklaruar Han. Ndërkohë sipas përfaqësuesve të partive opozitare,  Bashkimi Evropian nuk duhet ti merr seriozisht deklaratat e presidentit duke i ditur veprimtarinë të deritashme të tij. Kurse analistët kanë vlerësuar se BE-ja, po fajësohet padrejtësisht nga partitë në pushtet vetëm se dëshirojnë të shpëtojnë prej përgjegjësive për ngecjet që kanë bërë. Mirëpo pa faj Evropën nuk e lënë edhe disa politikologë në vend, të cilët thonë se një pjesë e ngecjes së vendit u dedikohet atyre.  Njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala ka vlerësuar se fajësimi i BE-së nga ana e Kosovës është tendencioz dhe shfajësim parazgjedhor, shkruan zeri.info

“Fajësimi i BE-se për ketë proces nuk është serioz dhe shpërfaq tendencën për ta hequr përgjegjësinë nga vetja dhe t’ ja hedhe BE-se në mënyre që gjatë fushatës zgjedhore ta përdorin si alibi kinse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret por është BE ajo që është ka e refuzon pa arsye liberalizimin e vizave për Kosovën.”, ka deklaruar Shala. Ai ka shtuar se rigoroziteti i BE-së për futjen e Kosovës në listën e bardhë të zonës Schengen vjen nga jo gatishmëria e institucioneve të Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar “Mendoj që përderisa është i ashtu-quajturi klani Pronto në pushtet, qytetarët e Kosovës duhet ta harrojnë lëvizjen pa viza drejt shteteve te zonës Schengen”, ka përfunduar Shala.

VV: BE të mos i marrë serioze deklaratat nga Thaçi 

Deklaratat e presidentit Thaçi që e fajësojnë BE- në,  në Lëvizjen Vetëvendosje (VV),   nuk shihen si serioze. Ky subjekt nuk beson se BE-ja do i merr seriozisht deklaratat e presidentit Thaçi. “Ajo çfarë do te duhej të bënte Bashkimi Evropian, është mosbashkëpunimi me njerëz të cilët janë përgjegjësit kryesor se pse Kosova është në gjendje të vështire. Të kërkoj nga të njëjtit të luftojnë korrupsionin e tyre”, ka deklaruar Albulena Haxhiu, deputete nga kjo parti, shkruan zeri.info

Haxhiu ka shtuar se ndër shkaqet që kosovarët nuk mund të lëvizin të lirë është edhe vetë presidenti Hashim Thaçi. “Së pari, se pse qytetarëve të Kosovës, ende ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë është edhe për shkak të Hashim Thaçit. Ka vite të tëra që i njëjti, për arsye elektorale ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ajo. Derisa Haxhiu konstaton se Thaçi në vend të kritikave për BE-në duhet të jepte përgjegjësi për mashtrimet e qytetarëve.

Se fajin për liberalizim të vizave e integrim evropian e  ka presidenti Thaçi mendon edhe Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj .

“Pse kemi vonesa në integrime dhe në liberalizim, atëherë kjo është kryekëput nga keqqeverisja e instaluar prej Thaçit dhe e vazhduar tashmë nga Isa Mustafa”, ka thënë ajo.  Kadriaj, ka vlerësuar se Kosova po shihet jo serioze nga BE-ja,  për shkak të punës jo demokratike të  Qeverisë së Kosovës.  “Ne po vuajmë nga ato që po bënë qeveria jonë e jo nga ato që i bënë BE-ja karshi Kosovës. Kosova nuk po shihet serioze nga BE ‘ja sepse qeveritarët punojnë vetëm në imazhin personal të tyre e jo të Kosovës me botën demokratike”, ka potencuar ajo.  Ndërsa deputeti nga radhët e partisë opozitare, Nisma për Kosovën, Zafir Berisha mendon se nuk ka arsye e as argumente të fajësohet Bashkimi Evropian. “Absolut s’kemi  as arsye as edhe argumente që për fajin tonë ta fajësojmë BE’ në  kur fajet për mos liberalizim të vizave i kem vetë”, ka deklaruar Berisha. I cili nuk beson se  nga këto deklarata  BE’ ja do e kufizojë ndihmën për Kosovën.

 Më parë shpërbëhet BE-ja se sa Kosova bëhet anëtare e saj  

Politologu, Ramush Tahiri, është i bindur se Kosova nuk do të mund të hyjë në BE. Sipas tij më parë shpërbëhet Bashkimi Evropian se sa hyn Kosova në të.“Ma merr mendja se përpara shpërbehet BE ’ja  se sa që Republika e Kosovës bëhet anëtare e saj. Politikat evropiane ndaj Kosovës u treguan jo të efektshme me gjithë dëshirën e madhe të popullit të Kosovës me u bë pjesë e Evropës”, ka deklaruar Tahiri. Sipas tij  fajtorë për gjendjen e tanishme të Kosovës janë misionet ndërkombëtare , misione këto që Tahiri i quan krejtësisht të panevojshme. “Për qytetarët është e rëndësishme lëvizja e lirë si e drejt themelore e civilizuese edhe për shkollim edhe për të vizituar  familjarët sepse Kosova një të tretën e popullsisë i ka emigrant ekonomik në vendet e Evropës. Pra misionet ndërkombëtare në Kosove ishin dhe janë krejt të panevojshme dhe u treguan të jo efektshme që nuk e arsyetojnë të marrin referenca për të shkuar në vende të tjera”, ka përfunduar ai.

Paraardhëse

Serwer: Trump mund të marrë këshilla për ndarjen e Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës…

Pasardhëse

Jovanoviq: E rëndësishme që kemi marrëveshje për telekomunikacionin

Pasardhëse

Jovanoviq: E rëndësishme që kemi marrëveshje për telekomunikacionin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.