• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Fahri Balliu kapet “mat” me ministrin e Ramës [VIDEO]

20 May, 2018
në Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fahri Balliu dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi janë takuar sot në mesditë në kafen “Vanesa”, në parkun e qytetit të Korçës.

Takimi është bërë në një kohë dhe pikërisht në drekë, kur ka më pak lëvizje, me qëllim për të mos rënë në sy.

CNA.al sjell foto dhe video ekskluzive të takimit Balliu-Peleshi.

Para se të shkrepeshin fotot në takim ka qenë edhe kreu i PD-së, Korçë, Andrea Mano.

Kujtojmë se brenda dhjetë ditësh është i disati rast që Balliu kapet me zyrtarë të  lartë të PS-së.

Miqësia e Balliut dhe Peleshit,  buron prej Andrea Manos, kryetarit të PD –së, në Korçë, i zgjedhur me mbështetjen e Niko Peleshit dhe Fahri Balliut.

Mano, sot kreu i PD –së, në Korçë, është një nga njerëzit e ngushtë dhe të afërt të Niko Peleshit, një nga bashkëpunëtorët e tij  më të vjetër, ndërsa Fahri Balliu është  mbështetësi kryesor i Andrea Manos.

Takimi i sotëm vjen pas takimit  të Fahriut me Vangjush Dakon, por ka dhe një tjetër lidhje.

Niko Pleshi dhe Fahri Balliu kanë  bashkëpunuar mes tyre që djali i Fahriut, Klevis Balliu të  shpallej fitues, në zgjedhjet e shkuara.

Në  qarkun e  Korçës Partia Demokratike  edhe pse mori 17 mijë vota më pak se katër vite më parë , në Devoll, Fahriu duke ndërhyrë dhe duke gjetur terrenin dhe situatën e hapur nga  Niko Peleshi, arriti të sigurojë një diferencë të madhe votash.

Demokratët në Devoll fituan me rreth 3 mijë vota. Mbështetësi dhe suportuesi kryesor që të fitonte  djali i Fahri Balliut ka qenë Ilir Meta, por në terren ka pasur mbështetjen edhe të Niko Peleshit, nëpërmjet marrëveshjes të servirur nga Andrea Mano.

Gjithçka fillon kohë më parë, por është shtjelluar dhe ka përfunduar me zgjedhjen e djalit të Fahri Balliut në Parlament, i cili ishte në prag të “djegies” pasi PD ishte shumë e dobët në Qarkun e Korçës.

Ndryshe në të gjitha zonat e  tjera Devolli fitoi me një diferencë  rreth tre mijë vota, ku Niko Peleshi krijoi një terren të plotë dhe duke vendosur  kandidatura të dobëta dhe pa mbështetje të cilët pothuajse nuk punuan aspak në fushatë, i lanë terren të lirë Partisë Demokratike,  për të siguruar mandatin e katërt në qarkun e Korçës.

Sponsori kryesor ishte Ilir Meta, por mbështetja në terren  ishte Niko Peleshi.

Takimi i sotëm i Fahri Ballit me Niko Peleshin tregon edhe njëherë se botuesi i akuzuar shpesh si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit , një nga mbështetësit kryesor dhe babai shpirtëror i Lulzim Bashës, më tepër se sa një mbështetës i Partisë Demokratike është një pazarxhi i fëlliqur që kapet  me Vangjush Dakon, për të “shitur”, Bashkinë e Durrësit  apo zhgërryhet me Niko Peleshin në pazare të pista politike.

Në njërën anë shfaqet si kundërshtar dhe në anën tjetër do të hajë nën llokmat e pushtetit.

Niko Peleshi, dje zëvendëskryeministër dhe sot Ministër i Bujqësisë  duket që po i  jep një suport të madh Fahri Balliut, ndoshta duke e ndihmuar për të fituar tendera apo mbështetje financiare, pasi i dha shpërblimin e madh  me zgjedhjen e  djalit të tij deputet.

Sot takimi falënderues i zhvilluar në mesditë, në lokalin e parkut Rinia në qytetin e Korçës tregon atë çfarë CNA.al në mënyrë ekskluzive ka përmendur shpesh pazarin e fëlliqur të Lulzim Bashës me Edi Ramën.

Një  pazar që shkon tek Fahri Balliu, tek Niko Peleshi dhe e gjithë çeta e batakçinjve që shqyejnë shtetin dhe çmontojnë opozitën.

Nuk ka asnjë dyshim që Niko Peleshi vazhdon misionin e tij duke marrë peng Partinë Demokratike  nën gjirin e  Andrea Manos, por edhe duke shfrytëzuar këtë fundit  për ta përçarë dhe duke e mbështetur  zgjedhjen e djalit të Fahri Balliut  për t’i dhënë PD –së një imazh të dobët dhe me nivel të ulët, thuajse  nivel injorantësh  që përfaqësohet nga grupi parlamentar i Lulzim Bashës, ku një tufë me kllouna të sponsorizuar nga Partia Socialiste  dhe LSI tashmë janë  deputet të Partisë Demokratike.

Paraardhëse

Boll glorifikimit të fashistëve në Evropë!

Pasardhëse

Shqipëria “mbytet” nga euro

Pasardhëse

Shqipëria “mbytet” nga euro

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.