• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Teknologji

Facebook fillon luftën kundër lajmeve të rreme

17 December, 2016
në Teknologji
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rrjeti social, Facebook, ka njoftuar fillimin e masave për të ndaluar përhapjen e lajmeve të rreme, si përgjigje ndaj presionit çdo herë në rritje për luftë kundër keqpërdorimeve që janë bërë gjatë fushatës presidenciale amerikane.

Më 15 dhjetor, Facebook ka njoftuar se përdoruesit e saj mund të shënojnë faqe të dyshimta në lajmet që i shohin në profilet e tyre, si informacione të rrejshme, ndërsa të njejtën kohë do të rrisë bashkëpunimin me organizata si ABC News dhe Associated Press, me qëllim të identifikimit të faqeve autentike.

Nëse kompanitë mediale identifikojnë ndonjë artikull si falsifikim, Facebook është zotuar se tekste të tilla do të shenjohen si “e kontestuar”, krahas linkut që do të vendoset në të, që e sqaron pse është marrë një vendim i tillë.

Kompania me rreth 1.8 miliardë përdorues në tërë botën, artikujt e tillë do i vendos më poshtë në bllokun e lajmeve, ndërsa në momentin kur një prej tyre verifikohet si lajm i rrejshëm, atëherë ky i fundit nuk ka mundësi të zë vend të rëndësishëm në listën e lajmeve.

Zëvendëspresidenti i Facebook, Adam Mosser, ka thënë se kompania do të përqëndrohet tek rastet “më të këqija prej të kqijave”, prej atyre që “përhapin gënjeshtra për përfitim të tyre”.

Para disa ditësh, udhëheqësi i kompanisë, Mark Zucerberg, e ka cilësuar absolutisht “ide të çmendur” pretendimin se përhapja e lajmeve të rrejshme apo mashtruese në Facebook e ka ndihmuar kandidatin republikan, Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Para zgjedhjeve, në mesin e shumë lajmeve të rrejshme që janë përhapur në Facebook, ka qenë edhe lajmi “Papa Françesku e përkrah Trumpin, ndërsa agjenti i sigurisë që i ka ofruar mbrojtje kandidates demokrate, Hillary Clinton, është gjetur i vdekur”.

Hulumtimi i kryer në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit ka zbuluar se lajmi për vdekjen e oficerit të FBI-së (Byrosë Federale të Hetimeve) është përhapur me mijëra herë më shumë sesa teksti aktual që në të njejtën kohë është publikuar nga mediat e rëndësishme.

“Që gjërat të jenë më të qarta, nëse krahasoni tekstet më të mira që janë publikuar nga Boston Globe, Washington Post, Chicago Tribune dhe LA Times”, ato janë lexuar vetëm nga 5 % e atyre që kanë lexuar lajmin e rrejshëm”, ka shkruar në blogun e tij, autori i hulumtimit, Mike Caulfield.

Mirëpo, derisa ata që luftojnë për të vërtetën dhe profesionalizmin medial e kanë përshendetur vendimin e Facebook-ut, disa autorë konservatorë të ekstremit të djathtë e dënojnë atë dhe e quajnë përpjekje për të zvogëluar ndikimin e portaleve të ashtuquajtura alternative të lajmeve.

“Grupi i portaleve të majta, jashtëzakonisht i anshëm, do ta varros mendimin ndryshe”, ka shkruar në profilin e tij në Twitter, Paul Joseph Watson, kryeredaktori i portalit të ekstremit të djathtë, “Infowars”.

Paraardhëse

Milo fajëson PD e PS për dështimin e integrimit

Pasardhëse

Arrestohet në mbrëmje avokati i PD, Genc Gjokutaj

Pasardhëse

Arrestohet në mbrëmje avokati i PD, Genc Gjokutaj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.