• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Exit Halimi, entrant Tabaku! Quo vadis PD?

12 May, 2016
në Opinion
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ilir Sinanaj

Reforma në Drejtësi është në vëmendjen e rendit të ditës për mediat shqiptare në përgjithësi. Ajo që përbën lajm në lidhje me këtë Reformë është fakti se është shumë e rëndësishme dhe duhet miratuar sa më shpejt nga ligjvënësit tanë. Duke përdorur të drejtën kushtetuese të lirisë së të shprehurit do të guxoja të vë në pah faktin se publiku shqiptar në përgjithësi “ende” është i panjohur me një “arsye konkrete” se përse kjo Reformë është kaq e rëndësishme dhe si do të ndikojë në jetët tona të përditshme. Nga ana tjetër, duke qenë se jetojmë në një system kapitalist, ku ekonomia e tregut është motorri i marrëdhënieve të shkëmbiveme ndërnjerëzore dhe karburanti i qëndrueshmërisë së shoqërisë, ende nuk e kemi të argumentuar qartë se çfarë do të sjellë Refroma në Drejtësi vis-à-vis zhbllokimit të forcave krijuese dhe prodhuese që ndikojnë në rritje ekonomike. Megjithatë duket se përkrahësit e Reformës në Drejtësi mjaftohen me ezoterizmin e faktit se me t’u miratuar do të zhduket korrupsioni… Ashtu qoftë!

Pra me sa u tha më lartë, kjo Reformë në Drejtësi, duket se është më shumë “nga ligjvënësit për ligjvënësit” se sa “nga qyetarët për qytetarët”. Normalisht thelbi duhet të ishte tek kjo e dyta. Gjithsesi ajo që serviret për publikun është që kjo reformë në Drejtësi duhet të miratohet. Por kur vallë do të ndodhë kjo? Për edhe sa kohë do të duhet që “ekspertët” të kenë shteruar çdo mundësi hulumtimi për të pasur një projekt të përsosur?

Duke u bazuar në hipotezën, sipas mendimit tim të shprehur lirisht (gjë që ma garanton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë) se Reforma në Drejtësi po bëhet nën parrullën “nga ligjvënësit për ligjvënësit”, ndryshimet në përbërjen e anëtarëve të Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi besoj se mund t’u përgjigjen pyetjeve të mësipërme

Eduart Halimi është një ligjvënës me përvojë disavjeçare në fushën e jurisprudencës. Si ai për Partinë Demokratike ashtu edhe Fatmir Xhafaj për Partinë Sociliste janë “lokomotivat”që tërheqin “vagonat” e Reformës në Drejtësi. Më datë 11 maj “çuditërisht” Eduard Halimi tërhiqet nga Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi për arsye personale apo shëndetësore, sipas burimeve pranë PD-së. Tani lind pyetje kur Reforma në Drejtësi është një prioritet kaq i madh për vendin tonë, aq sa rëndësia e saj ka bërë jehonë ndërplanetare, a mund të largohesh prej saj, sidomos në një moment kaq kritik për sa i përket rrugëtimit të miratimit të saj? Në fakt për rëndësinë që ka Refoma në Drejtësi një ligjvënës, pavarësisht gjendjes personale apo shëndetësore, duhet të veprojë si Konstandini tek legjenda “Konstandini e Doruntina”, për të punuar në miratimin e kësaj Reforme.

Ndërkaq, ai “zëvendësohet” nga një deputete e re, Jorida Tabuku, e cila kurrsesi nuk ka përvojë politike në nivelet e Halimit. Ndërkohë Reforma në Drejtësi është e një rëndësie të jashtëzakonshme. Pikërisht këto ndryshime të bëjnë të mendosh se reforma është drejt fundit pasi PD nuk ka më “nevojë” në komisionin e Posaçëm për të zëvendësuar Halimin me një “peshë të rëndë politike”, çka do të thotë se juridikisht gjërat janë “kopsitur” për PD-në. Nga ana tjetër me Tabakun në Komisionin e Posaçëm, PD-ja ka argumentin se “të rinjtë e sollin ndryshimin”. Reforma në drejtësi me sa duket po afron…vërtet. Fabula acta est!

 

Paraardhëse

E tepron Zogu i Tiranës, poston foto pornografike me të dashurën (+18 vjeç)

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 12 maj 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 12 maj 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.