• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Evis Kushi falenderon Ramën që e shkarkoi: Privilegj që isha ministre, por Ogerta do ta çojë më lart punën

11 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ashtu si gjithë kolegët e saj edhe Evis Kushi u shkarkua sot në Kuvend nga posti i ministres së Arsimit me 99 vota pro, pas ndryshimeve në qeveri të kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas votimit të shkarkimit në Parlament, Evis Kushi ka filluar elozhet dhe falenderimet Edi Ramës.

“Të shërbeja si Ministre e Arsimit dhe Sportit për vendin tim ka qenë nderi më i madh në jetën time, për të cilin kam punuar çdo ditë me mendje e zemër, me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë, për ta përmbushur me sukses e për të bërë më të mirën në çdo hap.

Dua të falënderoj thellësisht të gjithë ata që i kisha në krah përgjatë këtij rrugëtimi, mësues, pedagogë e kolegë në ministri, me të cilët kemi kapërcyer shumë sfida të vështira në këto tre vite, veçanërisht pasojat e tërmetit dhe pandemisë, por edhe kemi realizuar shumë reforma transformuese, që do të kenë impakt për shumë kohë në të ardhmen, që nga abetarja e përbashkët unike, përmirësimi i infrastrukturës arsimore, digjitalizimi e deri tek ndërkombëtarizimi i universiteteve.

Shumë faleminderit edhe çdo sportisti që ka ngritur lart flamurin kuqezi, duke na dhuruar krenari dhe emocione të paharruara me medaljet e fituara! Falë punës sonë të përbashkët, sportistët sot vlerësohen me më shumë dinjitet dhe Shqipëria është ngritur në një nivel të ri në arenën ndërkombëtare.

Mirënjohje pa fund për Kryeministrin Edi Rama që më dha besim dhe mbështetje të pakursyer për ta përmbushur me sukses këtë mision të lartë!

Jam e bindur që Ogerta do të vijojë në rrugën e reformave të nisura, për ta ngritur më lart cilësinë e arsimit dhe sportit, drejt standardeve më të mira bashkëkohore, siç e meritojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë“, ka theksuar Kushi.

Kujtojmë se Evis Kushi u emërua në shtator të 2020-ës si ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të ish-ministres Besa Shahini.

Paraardhëse

Polonia kundër Santos pas humbjes në Shqipëri, trajneri: Kam fituar Evropianin dhe nuk do të largohem

Pasardhëse

Berisha: Ne s’ja prekim kujt votën, ata që na kanë prekur votën këto 10 vite, do përgjigjen para shqiptarëve

Pasardhëse

Berisha: Ne s'ja prekim kujt votën, ata që na kanë prekur votën këto 10 vite, do përgjigjen para shqiptarëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.