• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Evi Kokalari reagon e zhgënjyer: Berishën e konsideroja si baba të dytë

6 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të një audio të vitit 1991, në të cilën shfaqen në një bisedë të gjatë Edi Rama, Sali Berisha dhe Azem Hajdari.

Ajo thotë se kjo audio tregon se Rama dhe Berisha janë njësoj dhe se ata bënin plane për të vendosur një regjim të ri, pas rënies së regjimit komunist.

“E vetmja gjë që kuptova nga kjo video është që mbas 32 vitesh, lojtarët kanë ngelur po ata:

Fatkeqësia është se PD-ja jo vetëm që s’ka ndërmënd të bëhet konservatore, por kryesia e saj, mbuloi të gjitha manipulimet që j’u bënë “votës së lirë” në Këshillin Kombëtar dhe në garën e Forumin Rinor, dhe jo vetëm kaq – por për t’ju thënë të gjithëve se “ne bëjmë ç’të duam”, dekoruan njëriun më mediokër, mashtrues dhe strumbullarin e manipulimeve, me kandidaturën “fituese” për t’u përballur me Veliajn.

Ndërkohë shesin primaret si koshër (proces të pastër d.m.th).

Audio e mëposhtme, më bëri të ri-analizojë personin që kisha vënë në piedestal dhe për të cilin kisha dhëmbshuri si për një baba të dytë.

Tashti duket sikur Rama dhe Berisha janë njesoj! Ata janë vegël e një regjimi që e ndërtuan vetë. Ata në fakt, janë themelues të regjimit post-komunist!

Dy-tre mandate të tjerë mes Ramës dhe Berishës, do përfundojmë seriozisht në një regjim të dytë 45-vjeçar.

Me pak fjalë, kjo biseda e 1991 bëhet pikërisht në prag të shkatërrimit të një regjimi, dhe në prag të ndërtimit të një regjimi zëvëndësues. Eshtë kaq e thjeshtë!!

Nuk do t’i shkruaja kurrë këto fjalë po qe se Berisha do ta kishte mbajtur fjalën dhe do ta konvertonte PD në një parti konservatore, ku vota e lirë vërtet do të mbrohej.

Nuk do ti kushtonte gjë ta bënte. Ai vetë, është 78 vjeç. Karrierën politike e kishte të mbyllur. U kthye në betejë, prej damkës se DASH. Ne – të gjithë në krah!

Berisha kishte mundësinë të ndërtonte trashëgimin e tij politike, që do të ngelej në histori duke mundësuar një opozitë të fortë kundër korrupsionit më pervers në Ballkan – atë të Edi Ramës.

Thonë se shpresa vdes e fundit. Dhe unë vazhdoj të shpresoj që Berisha do bëjë një kthim 180 gradë duke hapur partinë dhe duke sjellë rreth vetes intelektualë, sepse vetëm ata mund të fitojnë garat elektorale.

Dhe nëse kjo nuk ndodh dy-tre muajt e ardhshëm, një parti e re opozitare është e pa-evitueshme, dhe në terrenin politik të sotshëm, sinqeriteti dhe integriteti janë te vetmet virtyte që do fitojnë.

Njerëzit janë të lodhur me sagën 32 vjeçare, ku Rama & Berisha dramatizojnë opozitarizmin ndaj njëri-tjetrit.

Në fakt, bazuar sërish tek audio, lind pyetja a është Rama vërtet ideologjikisht socialist, apo thjeshtë e kishte kuptuar që PD-ne s’ja merrte dot Berishës, kështu që i ju vu Nanos?

Po ta analizosh pak më thellë, duket sikur beteja nuk është për mbrojtje parimesh, por është thjeshtë ego pushteti. Ndryshe PD-ja sot, realisht do të ishte Parti Konservatore”, shkruan ajo.

Paraardhëse

Rama katër orë me drejtuesit e qarqeve, mbyllet mbledhja në selinë e PS

Pasardhëse

Sulmi me dy të plagosur në Shtërpcë, i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK

Pasardhëse

Sulmi me dy të plagosur në Shtërpcë, i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.