• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Eurostat: Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë së rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

10 August, 2022
në Ekonomi, Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eurostat e renditi Shqipërinë si vendin me përqindjen më të lartë të popullsisë në Europë që është e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Eurostat publikoi së fundmi progresin që vendet e Europës kanë bërë në objektivat globale të zhvillimit të qëndrueshëm, në të cilin rezultoi mbi 46 % e popullsisë së Shqipërisë ishte e rriskuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin 2020 ( të dhënat për Shqipërinë i takojmë vitit 2019). Ky është niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë të dukshme edhe nga vendet e tjera të Rajonit si Maqedonia dhe Mali i zi që e kanë popullsinë të rrezikuar nga varfëria në nivele të larta.

Të ardhurat e një familje janë përcaktues kyç i standardit të saj të jetesës, por aspekte të tjera mund t’i pengojnë njerëzit në disa vende të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet shoqërore, si p.sh. pengesa për tu përfshirë në tregjet e punes ose privimi material. Për të pasqyruar këto dimensione të ndryshme të varfërisë ose përjashtimit social, treguesi i gjerë “Të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social” mat numrin e njerëzve të prekur të paktën në një nga tre format e mëposhtme të varfërisë ose përjashtimit social:

– Varfëria e të ardhurave;

-Varfëria e rëndë materiale dhe privimi social;

-Intensiteti shumë i ulët i punës

Të dhënat për tre komponentët rrjedhin nga Statistikat e BE-së për të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC). Për te tre komponentët sëbashku Shqipëria është vlerësuar me gati gjysmën e popullsisë të rrezikuar nga varfëria.

Sipas matjeve të brendshme nga INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2020 është vlerësuar me 186.242 lekë, në krahasim me 170.785 lekë që ishte në vitin 2019 dhe 160.742 lekë që ishte në vitin 2018. Në vitin 2020 janë vlerësuar 621.504 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt 659.138 individë të vlerësuar në vitin 2019.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i në vitin 2020 sipas INSTAT ishte 43,4 %, kundrejt 46,2 % vlerësuar në vitin 2019.

Shkalla e thelluar e privimit material që tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material është vlerësuar 34,7 % në vitin 2020, kundrejt 37,1% vlerësuar në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej 2,4 pikë përqindje. MONITOR

Paraardhëse

Tragjedia e Himarës, PD reagon për largimin e Ornela Çuçit: Ministrat e zv.ministrat, kone në prehrin e të plotëfuqishmit

Pasardhëse

Erion Braçe publikon video dhe zbulon nismën që do paraqesë në shtator në Kuvend (VIDEO)

Pasardhëse

Erion Braçe publikon video dhe zbulon nismën që do paraqesë në shtator në Kuvend (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.