• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Europa po “digjet”, alarm i kuq në mbarë kontinentin

3 August, 2018
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa Europa përvëlohet në një tjetër valë të nxehti, parashikuesit e motit thonë se rekordi i të gjitha kohërave mund të thyhet këto ditë.

Rekordi aktual europian është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë në korrik të vitit 1977. Temperaturat po rriten në Spanjë dhe Portugali, ndihmuar edhe nga një valë ajri të nxehtë që vjen nga Afrika, e madje edhe vendi ynë nuk po i shpëton këtij trendi.

Sipas “BBC Ëeather”, temperaturat e parashikuara për Spanjën Jugperëndimore dhe Portugalinë Juglindore është 47 gradë Celsius për të premten dhe të shtunën.

Rekordi kombëtar i Portugalisë është 47.4 gradë Celsius dhe është vendosur në vitin 2003. Ndërsa kulmi në Spanjë është prej 47.3 gradë Celsius, i vendosur në korrik të vitit të kaluar. Në Britaninë e Madhe, temperaturat pritet të arrijnë në rreth 33 gradë Celsius në Juglindje.

Në Spanjë dhe Portugali janë lëshuar ndërkaq alarmet, që do të jenë në fuqi të paktën deri të dielën. “Meteoalarm” ka ndezur alarmin e kuq, që do të thotë se situata është shumë e rrezikshme dhe përbën kërcënim për jetën e njeriut, dhe jo vetëm për pjesën më të madhe të Portugalisë Jugore dhe provincës Badajnoz në Spanjë.

Italia ka lëshuar po ashtu alarmin e kuq për zonën qendrore të saj dhe veriun, përfshirë qytete që tërheqin shumë turistë si Roma, Firence dhe Venecia.

Sipas “Meteogroup”, ka një mundësi prej 40 përqindësh që rekordi i Athinës prej 48 gradë Celsius të arrihet dhe 25-30 për qind mundësi që rekordi europian të thyhet.

Edhe temperaturat gjatë natës do të variojnë nga 25-30 gradë Celsius për rajonin. Situata është kritike në të gjithë kontinentin. Maja më e lartë e Suedisë, një akullnajë, po shkrihet me disa centimetra në ditë. Shkencëtarët që monitorojnë situatën thonë se, akullnaja do të humbasë titullin e majës më të lartë atje.

Në Norvegji, autoritetet u kanë kërkuar shoferëve të kenë kujdes nga drerët dhe delet, që po zgjedhin të hyjnë në tunele për t’i shpëtuar diellit. Vera e gjatë dhe e nxehtë ka vënë në vështirësi edhe birraritë gjermane, që kanë shitur aq shumë birra, saqë tani nuk kanë më shishe.

Ndërkohë që niveli i lumit Elbë atje ka rënë në nivele jashtëzakonisht të ulëta, duke çuar edhe në zbulimin e granatave dhe municioneve të Luftës së Dytë Botërore./TCH

Paraardhëse

Lajm i keq për të gjithë pushuesit në brigjet shqiptare

Pasardhëse

“Kryeministri Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit”

Pasardhëse

“Kryeministri Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.