• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Etilda Gjonaj paralajmëron ndryshime të mëdha në Shqipëri

29 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministra e Drejtësisë ka prezantuar rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike. Gjonaj shton se koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive.

Ministrja paralajmëron se ky mekanizëm do sjellë ndryshime të mëdha. “Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike”, shprehet Gjonaj.

Postimi i Gjonajt

“Jemi angazhuar tërësisht për të pasur struktura të qëndrueshme dhe të dedikuara në luftën kundër korrupsionit në çdo nivel. Si vazhdimësi e rezultateve shumë të mira të Task forcës kundër korrupsionit, kemi ngritur rrjetin antikorrupsion me koordinatorët në 17 agjencitë kryesore të administratës publike, në sektorët më nevralgjikë dhe veçanërisht të ndjeshëm ndaj korrupsionit.

Koordinatorët shërbejnë si avokatët e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke marrë dhe verifikuar denoncimet e qytetarëve për veprimet korruptive. Thirrjes së hapur për të shërbyer në këtë mision të vështirë i janë përgjigjur një numër i lartë kandidatësh, të cilët pas një procesi përzgjedhës, ku janë verifikuar dhe vlerësuar si për kapacitetet profesionale por edhe për integritetin e tyre, mund të them me kënaqësi se kemi arritur të përthithim kandidaturat më të mira.

Ky mekanizëm mbështetet nga një Task Forcë e ngritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe patjetër do të ketë rezultate pozitive në evidentimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike.

#antikorrupsion #ministriaedrejtësisë #shqipëriaqëduam” – shkruan Gjonaj.

Paraardhëse

A i trembeni përballjes me Jozefina Topallin? Lulzim Basha jep përgjigjen me një fjalë

Pasardhëse

Deputeti socialist bën deklaratën e papritur, lavdëron Lulzim Bashën në mes të Kuvendit

Pasardhëse

Deputeti socialist bën deklaratën e papritur, lavdëron Lulzim Bashën në mes të Kuvendit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.