• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eskorta e tij dhe e Ramës lëviznin në një zonë duke rrezikuar përplasjen: Kush është “non-grata” që mori SMS nga Martinaj për bastet?

3 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
1.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zhdukja e të shumëkërkuarit nga policia Ervis Martinaj, mbart një mister të madh, pasi pistat në të cilat po hetohet sot janë të shumta, ku dy më kryesoret janë eleminimi i tij nga grupet rivale, ose një inskenim i mundshëm.

Për të folur mbi këtë çështje i ftuar në edicionin e lajmeve në Abc, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka hedhur “dritë” mbi ngjarjen, duke zbardhur të shkuarën e Martinajt dhe përplasjet e mëdha të tij me kundërshtarët në biznes.

Kush është non-grata që mori SMS nga Martinaj?

Hoxha zbulon se kur Martinaj ndodhej në burg pas ngjarjes në bllok, në Shqipëri u tha se po krijohej një kompani e re me emrin “Bast Arena”.

Sipas Hoxhës, kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit.

“Pas ngjarjes në Bllok ku ai mbeti i plagosur nga ish-efektivi i forcave speciale, Meviol Bilo, Vis Martinaj ndodhej në burg. Në atë kohë në Shqipëri u tha që po krijohej një kompani që u identifikua me emrin “Bast Arena” , u tha që aty janë disa biznesmenë turq, pastaj u tha që është një politikan i rëndësishëm, pastaj u tha që është dhe një personazh tjetër shumë i rëndësishëm. Kjo kompani synonte që të merrte nën kontroll tregun e lojërave të fatit”, tha Hoxha.

Sipas gazetarit Hoxha, edhe pse Martinaj në atë kohë ndodhej në burg, tre aksionerëve të kompanisë së basteve iu dërgua një mesazh, ku ju kërkohej të hiqnin dorë, pasi duyshohej se ata ishin të interesuar që Martinaj të mbetej në qeli.

Gazetari Hoxha, theksoi se mes personazheve që ju mbërriti mesazhi i grupit të Martinajt është edhe një person i shpallur non-grata nga DASH.

“Të gjithë pjesëtarët apo aksionerët e kësaj kompanie janë kontaktuar një nga një, dhe u është thënë që nëse ju tentoni, të mban i sepse aty mendohej se ata po ndikonin të ngelej në burg Ervis Martinaj, përgjegjësitë do i keni ju personalisht. Mesazhi u është çuar të treve. Në mos gaboj njëri nga ata personazhet është tek lista e Departamentit Amerikan të Shtetit, tek non-grata, që është kontaktuar edhe ai dhe i është thënë që mos guxo të hysh tek ky treg”, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë gazetari paralajmëroi se sot në Shqipëri po operon një strukturë kriminale shumë herë më e rrezikshme se Vis Martinaj, e cila do të jetë edhe më e vështirë për tu mbajtur nën kontroll.

Fillesat e Ervis Martinajt dhe dy vilat përballë “bunkerit” të Ramës, Hoxha tha se Martinaj ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit.

Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë.

Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

“Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama.

Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

“Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018.

Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

“Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

“Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eleminuar.

Paraardhëse

“Këtu nuk punon dot asnjë ditë po nuk u sigurove”, punonjësit e “Prestige Resort”: Gjithçka është sipas rregullave. Iu bëjmë thirrje të ndalojnë shkatërrimin

Pasardhëse

Turqia është Ballkan, flet Ministri i Jashtëm turk: Koha të marrim fatin tonë në duart tona

Pasardhëse

Turqia është Ballkan, flet Ministri i Jashtëm turk: Koha të marrim fatin tonë në duart tona

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.