• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Është njësoj sikur të gjuash mbi kishat dhe xhamitë”, Frrok Çupi godet me mesazhin dhe bën kërkesën urgjente

27 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në studion e emisionit “Top Talk” analisti Frok Çupi u shpreh në mënyrë metaforike se gazetaria është një “botë e përkëdhelur” dhe e mbajtur me “pekule” prej shoqërisë, që prej ekzistencës së saj. Po ashtu gazetari mendon që kjo përkujdesje duhet të tregohet dhe tashmë në këtë situatë të vështirë që ndodhet vendi ynë, si pasojë e virusit korona.

Por gazetaria, thotë Çupi, ka nevojë që të mbahet në këmbë dhe jo thjeshtë për t’u “përkëdhelur”.

“I kam dëgjuar lajmet dhe praktikisht është një nga shqetësimet e mëdha që ka bota tani, krahas shqetësimeve shumë të rënda të sëmundjes. Por bota e publicistikës, e gazetarëve, është një botë e përkëdhelur dhe e mbajtur me pekule prej shoqërive, që prej sa ka lindur. Kështu që këtë lloj përkujdesje e meriton edhe sot natyrisht. Jo thjesht për ta përkëdhelur, por për ta mbajtur në këmbë. Sigurisht shoqëria ka problem shumë të mëdha me financat, ka problem shumë të mëdha me prodhimin, ka problem të mëdha me punësimin etj etj. Po jam i sigurt se mediat duhet të ishin në futjen e parë të përkujdesjes nga shteti. Mendoj se të dyja bashkë se shteti dhe media nuk janë siç thuhet, nuk janë si dragoi dhe Shën Gjergji, siç thuhet në teorinë e gazetarisë, por janë dy bashkëpunëtor. Kam përshtypjen se shteti me siguri do të manifestojë një lloj kujdesi, jo sigurisht se duhet të japë dhurata. Por duhet në mënyrë me një partnership të një niveli shumë të lartë. Nëse shteti i ndodhet në krahë medias i ndodhet në krah edhe publikut.

Jetojmë në një situatë që nuk është jetuar prej 4 miliardë vitesh në këtë glob. Nuk mund të japim zgjidhje të menjëhershme, qoftë edhe mendime dhe gabon në çdo moment, konsiderohesh aventurier, nëse thua gjëra që mendon se i thua të sakta. Në këtë krizë jemi të gjithë, në këtë flluskë. Si individë edhe shteti duhet të konsiderohen aq ndihmës për njëri-tjetrin, sa që të mos kërkohet më shumë se sa mundet dhe të mos jepet më pak se sa mundet. Ne kemi sot një botë shumë të rrethuar të mbyllur, shumë të mbyllur, superfuqitë janë mbyllur. Kështu që nëse do të veçojmë një gjë, siç jua thashë do ta veçojmë dhe për arsye të asaj nevoje të domosdoshme dhe të asaj varfërie që kanë gazetarët, për të thënë të vërtetën. Nuk kam parasysh gazetarët, që realisht në Shqipëri ekzistojnë, siç janë gazetarët që kanë vila një milionëshe, gjysmë milionëshe. Unë po them për gazetarët. Gazetarët janë shtresa e varfër e shoqërisë. Madje më e varfër se sa vetë punëtorët aq më shumë më pas se sa sportistët. Nuk dua të përjashtoj askënd, por po të qëllosh mbi gazetarinë pavarësisht sa defekte ka, është njësoj sikur të gjuash mbi kishat dhe xhamitë. Duhet ta mbajmë gazetarinë aq të shenjtë për arsye që të ruajë shenjtërinë e vet”, – u shpreh Frrok Çupi.

Paraardhëse

Merret vendimi shumë me rëndësi, do të bëjë testin e koronavirusit çdokush që ka qoftë edhe një simptomë të vogël

Pasardhëse

Patozi jep mesazhin e fortë: Je mësuar me party të premteve! Si ty janë mbyllur edhe pasanikët më të mëdhenj të planetit

Pasardhëse

Patozi jep mesazhin e fortë: Je mësuar me party të premteve! Si ty janë mbyllur edhe pasanikët më të mëdhenj të planetit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.